• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: Nëse do të kishte mundësi të ndërtohej Çebreni me mjete vetanake, deri tani do të ishte ndërtuar

Kovaçevski: Nëse do të kishte mundësi të ndërtohej Çebreni me mjete vetanake, deri tani do të ishte ndërtuar

Shkup, 15 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski në lidhje me vërejtjet e Shoqatës së inxhinierëve se dhënia e Çebrenit një kompanie të huaj cenon pavarësinë energjetike të shtetit, thotë se nëse do të kishte mundësi që vetë shteti ta ndërtonte këtë projekt mbi një miliard euro, atëherë do të ishte bërë deri tani.

"Diskutime të tilla janë bërë për 40 vjet, sepse ky projekt është i vjetër 40 vjet, me sa mbaj mend kanë qenë 13 tendera të pasuksesshëm që kanë ofruar edhe kushte më të mira për atë që do të merrte mundësinë për të ndërtuar hidrocentralin e rishikueshëm, por për arsye të ndryshme ata dështuan më parë. Pra, nëse do të kishte mundësi që vetë shteti ta ndërtonte këtë projekt në vlerë mbi një miliard euro, atëherë në 40 vitet e kaluara sigurisht që do të ishte bërë", tha sot Kovaçevski.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Kovaçevski tha se në vitet e kaluara nuk ka parë ndonjë iniciativë për këtë projekt nga ekspertët që kanë vërejtje.

Ai beson se kur kompanitë e huaja investojnë në projekte kaq të rëndësishme do të përfitojë shteti sepse do të ndërtohet një projekt i madh investimi me mjete financiare që do të vijnë nga jashtë.

I pyetur nëse e di se për çfarë ankohet kompania greke që ka fituar tenderin për Çebrenin, Kovaçevski iu referua Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila, tha ai, është përgjegjëse për zbatimin e dokumentacionit.

Për tenderin për ndërtimin e Çebrenit është përzgjedhur kompania greke "PPS".

Shoqata e Inxhinierëve të Maqedonisë kërkon që nënshkrimi i marrëveshjes për partneritet publiko-privat për Çebrenin të ngrihet derisa dyshimet e tyre të hetohen, konfirmohen ose hidhen poshtë. Nga aty shprehin dyshimin se me aktet e përgjithshme të Qeverisë janë bërë një sërë mangësi esenciale, juridike, ekonomike dhe ekspertizo-shkencore në procedurën gjatë përgatitjes dhe realizimit të thirrjes publike për dhënien e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike me ndërtimin e hidrocentraleve në Cërna Rekës. Me dhënien nën koncesion të kompanisë së huaj, sipas ekspertëve, kërcënohet pavarësia energjetike e vendit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR