• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski në "Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur": Interesim i madh për verërat dhe ushqimin tradicional vendor

Kovaçevski në

Beograd, 16 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë pjesëmarrjes në panairin "Vizioni i verës i Ballkanit të Hapur" që u hap sot në Beograd iu dha mbështetje përfaqësuesve të mbi 70 ekspozuesve të Maqedonisë së Veriut, kantinave, distilerive, kompanive gastronomike nga industria e turizmit.

Kryeministri e përshëndeti interesimin për të marrë pjesë në panair dhe vlerësoi se sukseset e arritura në cilësinë e verës maqedonase me famë botërore, ushqimin maqedonas dhe ofertën turistike janë një promovim -ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në rajon, Evropë dhe botë.

Kovaçevski paralajmëroi aktivitete edhe më të fuqishme të Qeverisë drejt hapjes së tregjeve të reja për kompanitë dhe tregun evropian.

Panairi i verës, ushqimit dhe turizmit në Beograd është një mundësi e rëndësishme për të vendosur marrëdhënie biznesi dhe shkëmbim përvojash midis kompanive dhe pjesëmarrësve nga vende të ndryshme. Vizitorët në panair, në ditët në vijim, kanë mundësinë të shijojnë verërat dhe ushqimet autentike maqedonase, të cilat së bashku me ofertën serbe dhe shqiptare, janë në nivelin e cilësisë së lartë botërore, si dhe të njihen me potencialin turistik të vendeve. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR