• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski në takim të Bashkësisë politike evropiane në Granadë, liderët do të diskutojnë për strategjinë e ardhshme

Kovaçevski në takim të Bashkësisë politike evropiane në Granadë, liderët do të diskutojnë për strategjinë e ardhshme

Granada, 4 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Granadë të Spanjës do të marrë pjesë në takimin e tretë të Bashkësisë Politike Evropiane, së bashku me liderët e gjithsej 47 vendeve, prej të cilave 27 janë vende anëtare të Bashkimi Evropian, Ballkani Perëndimor, Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, si dhe Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina.

Në takimin, siç njoftoi reporteri i MIA-s, është paralajmëruar pjesëmarrja edhe kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kryetarit të Këshillit Evropian, Sharll Mishell dhe Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, të cilët duke u bazuar në diskutimet nga takimet e mëparshme do të diskutojnë se si ta bëjmë Evropën më elastike, më të begatë dhe gjeostrategjike.

Takimi i Bashkësisë Politike Evropiane, si dhe Samiti jozyrtar i BE-së nesër në Granadë, po mbahen në një moment kyç për të ardhmen e Evropës nga pikëpamja gjeopolitike dhe do të fokusohen në çështje strategjike, mbi të gjitha në sfidat e ardhshme për rajonin.

Fokusi do të jetë në konfliktet aktuale që prekin kontinentin, ndërsa pritet prezenca e shumicës së liderëve evropianë të përdoret për të demonstruar edhe një herë unitetin e tyre përballë agresionit rus kundër Ukrainës.

Për Presidencën spanjolle me Këshillin e BE-së, takimi zhvillohet në një moment vendimtar, për shkak të ndryshimeve dhe transformimeve në botë, gjë që e bën Granadën një vend ku mund të merren vendime themelore për të ardhmen e gjithë Evropës, jo vetëm për Bashkimin Evropian.

Programi i Samitit përfshin një seancë plenare dhe diskutime në tryezë të rrumbullakët në lidhje me çështjet aktuale për të ardhmen e Evropës – digjitalizimi, pastaj energjia, mjedisi jetësor dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe multilateralizmi dhe gjeostrategjia.

Kovaçevski do të marrë pjesë në një seancë plenare, ndërsa më pas me liderët e Suedisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Kroacisë, Lihtenshtajnit, Bullgarisë dhe Shqipërisë, si dhe me Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian, do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët kushtuar tranzicionit digjital dhe inteligjencës artificiale.

Ковачевски ќе учествува на пленарна сесија на Самитот, а потоа со лидерите на Шведска, Франција, Обединетото Кралство, Италија, Хрватска, Лихтенштајн,  Бугарија и Албанија, како и Европската

Në fushën e digjitalizimit, një fokus i veçantë do t'i kushtohet inteligjencës artificiale, si një çështje kyçe për të ardhmen jo vetëm brenda BE-së, por edhe përtej kufijve të saj. Sesioni me këtë temë do të fokusohet në rregullimin e mundshëm të inteligjencës artificiale dhe zhvillimin e përfitimeve të saj. Në fushën e digjitalizimit, ndër prioritetet e presidencës aktuale spanjolle të BE-së është angazhimi për “digjitalizim të përgjegjshëm”, i cili do të garantojë akses të barabartë për të gjithë evropianët dhe mbrojtjen e privatësisë së tyre.

Në tryezën e rrumbullakët kushtuar energjisë, mjedisit jetësor dhe tranzicionit të gjelbër, liderët do të trajtojnë debatet kryesore lidhur me sektorin energjetik që kanë qenë aktuale vitet e fundit, si pjesë e ambicies së BE-së për të qenë lider në këtë tranzicion.

Sa i përket multilateralizmit dhe gjeostrategjisë, pjesëmarrësit në tryezën e rrumbullakët do të ndahen në dy grupe – njëri që do të debatojë për implikimet e ndryshme të luftës në Ukrainë dhe i dyti për reformat e mundshme të pozicionit të disa institucioneve dhe organeve ndërkombëtare të nxitura nga konflikti. 

Në kuadër të takimit të tretë të Bashkësisë Politike Evropiane, kryeministri Kovaçevski parashihet të ketë takime bilaterale me kryeministrin e Holandës, Mark Rute dhe me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.

Bashkësia Politike Evropiane (EPC) është formuar më 9 maj 2022 me iniciativën e presidentit francez Emanuel Makron, vendi i të cilit kryesoi BE-në gjatë asaj periudhe. Është konceptuar si një platformë koordinimi politik për vendet evropiane në të gjithë kontinentin, duke synuar të bashkojë liderët nga vendet evropiane në frymën e barazisë dhe unitetit dy herë në vit.

Samiti i parë i bashkësisë politike evropiane u zhvillua në Pragë në tetor 2022, kur paqja dhe siguria, lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike ishin në krye të agjendës.

null

Në samitin e dytë, në qershor 2023 në Kishinau, temat kryesore ishin siguria në kontekstin e luftës në Ukrainë, qëndrueshmëria energjetike, pastaj ndryshimet klimatike dhe lidhja dhe lëvizshmëria, ndërsa liderët folën edhe për situatën në veri të Kosovës.

Samiti i tretë i komunitetit politik evropian në qytetin spanjoll Granadë do të mbledhë liderët e 47 vendeve evropiane, ndërsa një nga temat kryesore do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian. Pjesëmarrësit e takimit do të diskutojnë se si ta bëjmë Evropën më elastike, më të begatë dhe të rëndësishme gjeostrategjike, kumtoi Këshilli i Bashkimit Evropian.

Kryetari i Këshillit Evropian Sharll Misell për gazetarët në Bruksel deklaroi se zgjerimi i BE-së do të jetë ndër temat kryesore në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane, si dhe në samitin jozyrtar të BE-së një ditë më vonë.

Ai tha në margjinat e samitit të BE-së do të diskutohet edhe për situatën aktuale në Kosovë, duke paralajmëruar se “dhuna nuk është e pranueshme” dhe se “mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen si kusht për integrimin në BE”.

Kryetari i Këshillit Evropian tha se në mënyrë joformale do të diskutohet për çështjen e zgjerimit të samitit në Grenadë, por vendime konkrete për këtë proces priten në samitin zyrtar në Bruksel në dhjetor, kur do të mbahet edhe samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor. 

Takimi i radhës i Bashkësisë Politike Evropiane do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë vizitës në Granadë, kryeministri Kovaçevski do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij Elena Kovaçevska, e cila siç është paralajmëruar do të ketë më shumë aktivitete dhe do ta shoqërojë kryeministrin Kovaçevski në darkën formale të organizuar nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës. ls/

Foto: Presidenca e Spanjës me Këshillin e BE-së/ Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR