• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Në të gjitha shtëpitë ku festohet Buzmi le të sjellë shëndet të mirë dhe le t'i bashkojë familjet

Kovaçevski: Në të gjitha shtëpitë ku festohet Buzmi le të sjellë shëndet të mirë dhe le t'i bashkojë familjet

 Shkup, 6 janar 2023 (MIA)  -  Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot me rastin e festës së Buzmit, u dërgoi urim të gjithë qytetarëve që e festojnë këtë ditë, në të cilën ka uruar shëndet, gëzim dhe paqe në familje.

 "Gëzuar Buzmin! Lajmi më i gëzueshëm për lindjen e Krishtit,  lind një shpresë të re.  Buzmi,  në të gjitha shtëpitë ku festohet le të sjellë shëndet të mirë dhe le t'i bashkojë familjet në gëzim dhe paqe", ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk.

 Siç thekson, të bashkuar të gjithë së bashku në vendlindje,  të bëjmë një hap të ri përpara në ndërtimin e një shoqërie prosperuese, me njerëz të lumtur.

 "Qoftë edhe për shumë vite festa e madhe e sotme Buzmi!", thuhet në urimin e Kovaçevskit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR