• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski në Samitin në Talin: Në Maqedoninë e Veriut 83 për qind e amvisërive kanë qasje në internet me shtrirje të gjerë

Kovaçevski në Samitin në Talin: Në Maqedoninë e Veriut 83 për qind e amvisërive kanë qasje në internet me shtrirje të gjerë

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Tridhjetë vjet Maqedonia e Veriut punon në digjitalizim, nga dita e parë e pavarësisë së saj. Ne jemi kryesuesit në rajon në segmentin e telekomunikimeve dhe ndërlidhjen dhe jemi vendi i parë që i zëvendësoi shpejtë analogjitë me sisteme digjitale. Tek ne momentalisht 83 për qind e amvisërive kanë qasje në internet me shtrirje të gjerë, ndërsa 91 për qind e kompanive përdorin teknologji të ndryshme dhe internet me shtrirje të gjerë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në Samitin digjital të Talinit 2023 në Estoni.

Kovaçevski, i cili foli në hapjen e Samitit, theksoi se 30 vjet më parë vendi inicioi dhe ndërtoi linjën digjitale transballkanike me operatorë nga Turqia, Bullgaria, Shqipëria dhe Italia, duke ofruar komunikim Lindje-Perëndim.

"Me këtë hapëm dyert për bashkëpunim të gjerë të ekonomive. Por ne nuk u ndalëm me kaq. Ne mbështetëm vendosmërinë për të ndërtuar optikë për çdo shtëpi. Ne jemi gjithashtu liderë në prezantimin e teknologjisë 5G në treg. Ne kemi krijuar një infrastrukturë për lidhjen digjitale. Ne eliminuam gjithashtu shpenzimet e roamingut në rajon, duke bërë një hap përpara drejt BE-së", theksoi kryeministri.

Ai gjithashtu theksoi se këtë vit Maqedonia e Veriut e vendosi ADA, asistentin e parë të inteligjencës artificiale që ndihmon kompanitë kur aplikojnë për mbështetje nga qeveria.

"Vetëm në 48 orët e para nga vendosja, ADA shërbeu mbi 1.300 qytetarë. Në proces jeni të formimit të agjencisë për digjitalizim për transformim të shpejtë dhe efikas digjital, e cila do të fokusohet  në katër shtylla: sajber siguri, IT infrastrukturë, zgjidhje softuerike dhe pjesë akademike", theksoi Kovaçevski.

Në Samit marrin pjesë liderë shtetesh, përfaqësues të BE-së, kompani të telekomunikacionit dhe teknologjisë dhe organizata të shoqërisë civile. Temat kryesore që do të diskutohen në Samitin digjital të Talinit 2023 janë sfidat dhe mundësitë në epokën digjitale, si dhe rifreskimi i axhendës së demokracisë dhe teknologjisë, duke përcaktuar rrugën drejt një të ardhmeje më të fortë elastike, më të përgjegjshme dhe të hapur. Qëllimi i Samitit është të japë një kontribut thelbësor në diskursin global rreth ndërtimit të demokracive moderne elastike.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Samit, parashihet që kryetari i Qeverisë Kovaçevski të ketë takim bilateral me kryeministren e Estonisë, Kaja Kalas. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR