• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski në Munih u takua me Lajenin, Sholcin, Stoltenbergun dhe Pelosin

Kovaçevski në Munih  u takua me Lajenin, Sholcin, Stoltenbergun dhe Pelosin

Munih, 18 shkurt 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, pati takime me kryetaren  e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me kancelarin gjerman, Olaf Sholc, me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe me kryetaren e mëparshme të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së Nensi Pelosi.

"Një takim të përzemërt me kryetaren e Komisionit Evropian, Fon der Lajen. Edhe një herë e potencuam rëndësinë që Maqedonia e Veriut sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së. Miqtë tanë nga BE-ja na mbështesin dhe na ndihmojnë në proceset reformuese të vendit. Rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit, për një jetë të sigurt dhe prosperuese, që qytetarët tanë e meritojnë,  publikoi Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

 

 
Në takimin, ndërkaq,  me kancelarin gjerman Olaf Sholc është potencuar  mbështetja e qartë e Berlinit për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

"Diskutuam për domosdoshmërinë e përshpejtimit të proceseve integruese evropiane, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Gjermania është mbështetësi ynë i parezervë dhe partner i rëndësishëm në integrimin e vendit tonë në BE", ka shkruar Kovaçevski.

Pas panelit “Aleanca dhe përtej saj: partneritetet për sigurinë Europiane”, kryeministri ka pasur një  takim të shkurtër me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

 
 

"Një vit pas agresionit ushtarak mbi Ukrainën, NATO është e bashkuar si kurrë më parë në mbështetjen e Ukrainës dhe do ta mbështesë derisa nevojitet. Në këtë drejti ishim mesazhet në panel. Pas fjalimit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i kam përcjellë se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve për ruajtjen e sigurinë në Evropë dhe gjithsesi në Ballkanin Perëndimor", thekson Kovaçevski.

Ai në Munih e ndoqi panelin “SHBA-ja në botë”, në të cilin fjalim pati edhe nënpresidentja amerikane Kamala Haris.

 
 
 
"Në panel, nënpresidentja u përqendrua në unitetin euroatlantik, i cili është më i fortë se kurrë, edhe pse palët e treta po përpiqen këtë unitet  ta shkatërrojnë, si dhe euroatlantizmin, i cili sa të jetë gjallë, SHBA-ja do të jetë e pranishme në Evropë. Nënpresidentja Haris u përqendrua në  përvjetorin e  invadimt  brutal të Rusisë dhe porositi se Kievi nuk do të bjerë. Në fjalimin e saj, zëvendëspresidentja i falënderoi të gjithë anëtaret e NATO-s për partneritetin e fortë euroatlantik në Aleancë", thekson  kryeministri Kovaçevski në Fejsbuk
 
 
 

Kryeministri Kovaçevski në  Konferencën e Sigurisë së Munihut u takua edhe me Nensi Pelosin, siç thekson, një mike e madhe e vendit tonë, gjatë së cilës e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e saj shumëvjeçar në partneritetin strategjik midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut. ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR