• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski: Në kohë krize energjetike po investojmë mbi 480.000 euro në fazën energjetike të spitalit të Gostivarit

Kovaçevski: Në kohë krize energjetike po investojmë mbi 480.000 euro në fazën energjetike të spitalit të Gostivarit
Gostivar, 15 tetor 2022 (MIA) - Spitali i Gostivarit “Ferid Murad” në të ardhmen do të kursejë energji për ngrohje dhe do të jetë më efikas energjetik, pasi me gjysmë milioni euro është bërë rikonstruksioni i pjesës së jashtme të objektit. Kështu deklaroi kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili sot ishte në vizitë i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali. Pas turneut dhe inspektimit të punimeve të përfunduara, që nisi një vit më parë, kryeministri në fjalën e tij theksoi se punimet kanë përfunduar brenda afatit të përcaktuar, ashtu si shumica e projekteve që mbulohen nga programi TAV. "Spitali i Gostivarit ka marrë rreth 8.000 metra katrorë, fasadë krejtësisht të re me efikasitet energjetik dhe dritare dhe dyer krejtësisht të reja PVC. Kjo është domethënëse në kohë krize energjetike, kur duhet kursyer sa më shumë", tha Kovaçevski. Ai përmendi se shteti do t'i kushtojë vëmendje të gjithë qytetarëve, dhe siç tha ai, askush nuk do të mbetet anash dhe të shqetësohet për zgjedhjen mes ushqimit dhe ngrohjes në kohë krize. Shefi i kompanisë ajrore TAV, Metin Batak, përmendi se rikonstruksioni i fasadës së spitalit është një nga 94 objektet nga projektet qeveritare të financuara nga TAV Maqedoni. "Me të vërtetë besojmë se ky investim prej 481 mijë euro do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore publike për qytetarët e Gostivarit. Aktiviteti jonë kryesor, që është funksionimi i aeroportit, me financimin e këtyre projekteve infrastrukturore së bashku me Qeverinë dhe autoritetet lokale, mund të shtojmë vlerë për të mirën e qytetarëve të Maqedonisë", deklaroi drejtori i përgjithshëm Batak. Duke folur për momentin aktual, kryeministri Kovaçevski përmendi se Qeveria është kujdesur që të sigurojë energji elektrike dhe se është subvencionuar për 611.000 amvisëri maqedonase në vend dhe për 72.000 konsumatorë të vegjël, kompani që punësojnë 98 për qind të punëtorëve në vend. Për këtë, shtoi ai, shteti ka ndarë mbi 220 milionë euro. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR