• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski në bisedë telefonike me Sholet: E vlerësoj shumë mbështetjen e Departamentit të shtetit në këto momente vendimtare për vendin

Kovaçevski në bisedë telefonike me Sholet: E vlerësoj shumë mbështetjen e Departamentit të shtetit në këto momente vendimtare për vendin
Shkup, 1 korrik 2022 (MIA) – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte në telefon bisedoi me këshilltarin e Departamentit të shtetit, Derek Sholet, në prani të ambasadores së SHBA-së, Kejt Meri Bërnz. Kovaçevski shprehu mirënjohje të madhe për Departamentin e Shtetit dhe tha se e vlerëson lartë mbështetjen dhe interesimin për vendin tonë në këto momente vendimtare për vendin. Ai e informoi këshilltarin Sholet për procesin e konsultimeve të gjera me të gjitha palët e interesuara në shoqëri, të cilin Qeveria me më shumë përgjegjësi e filloi menjëherë pas marrjes së propozimit evropian. Në bisedë, kryeministri edhe një herë i konfirmoi dhe vuri në dukje përcaktimet e qarta të Qeverisë, të cilat bazohen në vlerat demokratike dhe në përkatësinë e botës përparimtare, të cilat, siç tha ai, nuk kanë alternativë, sepse është e vetmja rrugë që të çon në përparim dhe prosperitet. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR