• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Ministrat janë duke punuar në të gjitha opsionet për rregullimin e pagave të funksionerëve

Kovaçevski: Ministrat janë duke punuar në të gjitha opsionet për rregullimin e pagave të funksionerëve

Shkup, 25 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se ministrat e punës dhe politikës sociale, të financave, të administratës dhe shoqërisë informatike, të drejtësisë dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike tashmë janë duke punuar në të gjitha opsionet në lidhje me pagat e funksionerëve.

"Pasi të përfundojnë analizat, ato do të prezantohen në seancë të Qeverisë", tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, i cili sot mori pjesë në hapjen e laboratorit të forenzikës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, theksoi se në lidhje me këtë çështje duhet të merren parasysh të gjitha aspektet e autoriteteve të pavarura në vend.

"Ky problem tashmë është rregulluar në shtatë ligje, jo vetëm në një, dhe do të duhet të kenë parasysh të gjitha aspektet e autoriteteve të pavarura në vend për rregullimin e pagave dhe për modelin që do të zbatohet. Sapo të përfundojnë me analizat dhe me propozimin, ministrat do të vijnë në seancën e qeverisë dhe do të mund të prononcohen dhe pastaj propozimi do të dërgohet në Kuvend", tha Kovaçevski. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR