• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski me rastin e 80-vjetorit të dëbimit të hebrenjve: Asnjëherë të mos përsëritet dhe të mos lejojmë asnjë formë të intolerancës, antisemitizmit dhe fashizmit

Kovaçevski me rastin e 80-vjetorit të dëbimit të hebrenjve: Asnjëherë të mos përsëritet dhe të mos lejojmë asnjë formë të intolerancës, antisemitizmit dhe fashizmit

Shkup, 11 mars 2023 (MIA) - Asnjëhjerë nuk guxon të përsëritet e keqja e tmerrshme e 11 marsit të vitit 1943, kur filloi dëbimi i hebrenjve nga Maqedonia në kampet e vdekjes në Treblinkë, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në profilin e tij në Fejsbuk me rastin e shënimit të 80-vjetorit të dëbimit të hebrenjve nga Maqedonia në kampin e vdekjes në Treblinkë.

"Jetët e shuara të 7.144 fëmijëve, grave dhe burrave hebrenj nga vendi ynë, mes humbjes tragjike të mbi gjashtë milionë hebrenjve që u vranë kriminalisht në kampet naziste në mbarë botën, do të mbeten përgjithmonë alarm për njerëzimin. Nuk guxojmë të lejojmë asnjë formë të intolerancës, antisemitizmit, fashizmit", thuhet në postimin në Fejsbuk.

Në të njëjtën kohë, shtohet se, sot, kur bota po përballet me forma moderne të agresionit, përjashtimit, gjuhës së urrejtjes, të nxitura nga diversiteti kombëtar, etnik, fetar dhe imponimi i padrejtë i disa popujve dhe shteteve mbi të tjerët - të gjithë jemi të thirur për të qenë të zëshëm në dënimin e këtyre praktikave jodemokratike në shekullin 21.

"Maqedonia e Veriut, ka qenë gjithmonë – edhe sot është në anën e duhur të historisë dhe me ndërtimin e Një Shoqërie për të gjithë, vazhdon të jetë model i suksesshëm për ruajtjen dhe promovimin e barazisë, paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe në botë", thuhet në statusin në Fejsbuk të kryeministrit Kovaçevski. fc/ 

Fotografia: Dimitar Kovaçevski në Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR