• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Me masat e reja mbrojmë standardin e të moshuarve, kujdesi për pensionistët është prioriteti ynë

Kovaçevski: Me masat e reja mbrojmë standardin e të moshuarve, kujdesi për pensionistët është prioriteti ynë

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Me metodologjinë e re të llogaritjes, pensionet tashmë janë rritur për 5000 denarë. Përkatësisht, tani janë më të mëdha për 5.000 denarë nga sa ishin më parë dhe do të vazhdojnë të rriten edhe në të ardhmen, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm me përfaqësues të shoqatave të pensionistëve, ku mori pjesë edhe ministrja e Punës dhe Politika Sociale Jovanka Trençevska.

"Për ne është e rëndësishme të mbrojmë standardet e jetesës së pensionistëve me të ardhura më të ulëta, ne u premtuam mbështetje dhe e realizuam. Me pakon e re të masave kundër krizës, në 5 muajt e ardhshëm, pensionistët me pension deri në 14.000 denarë do të marrin nga 3.000 denarë në muaj, ata që kanë pension nga 14.000 deri në 16.000 denarë, do të kenë përkrahje prej 2.000 denarë në 5 muajt e ardhshëm, ndërsa pensionistët me të ardhura nga 16.000 deri në 19.000 denarë, në 5 muajt e ardhshëm do të kenë mbështetje prej 1.500 denarë në muaj. Për këtë mbështetje janë ndarë 35 milionë euro dhe me të janë përfshirë mbi 187 mijë pensionistë. Dhe kjo është vetëm një pjesë e serisë së masave që ne si Qeveri po i zbatojmë për pensionistët", theksoi Kovaçevski.

Ai theksoi se mbështetja për pensionistët është e vazhdueshme dhe çdo masë krijohet bashkërisht në bashkëpunim me shoqatat, me aleancën dhe sipas interesave të tyre, natyrisht sipas mundësive të Fondit dhe buxhetit të shtetit.

Në takim, ministrja Trençevska theksoi se vazhdon krijimi i politikave që përmirësojnë standardin e jetesës së kategorisë më të vjetër të qytetarëve dhe mundësojnë stabilitet dhe vazhdimësi në sistemin pensional.

Kovaçevski pas takimit theksoi se me futjen e metodologjisë së re është siguruar rritje konstante e pensioneve.

Në kuadër të kësaj, ai shtoi se sipas shembullit të Ligjit për pagën minimale në vend, me ligj do të përcaktohet edhe pensioni minimal.

Kryetarja e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve, Stanka Trajkova, pas takimit u shpreh e kënaqur sepse kryetari i Qeverisë, duke prezantuar masat kundër krizës, tregoi qëndrim serioz dhe respekt për popullatën e moshuar. sa/

Foto:Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR