• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski: Me masa në kohë nuk lejuam që të shpërthejë inflacioni

Kovaçevski: Me masa në kohë nuk lejuam që të shpërthejë inflacioni
Shkup, 24 gusht 2022 Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistë për televizionin Sitel tha se qeveria me kufizimin e marzheve parandaloi rritjen drastike të çmimeve të ushqimeve, e me këtë edhe rritjen e inflacionit. "Qeveria vazhdimisht dhe gjatë gjithë verës po punon në masat që zbusin inflacionin dhe që nuk lejojnë që inflacioni të shpërthejë, veçanërisht në pjesë të produkteve që kryesisht importohen," tha Kovaçevski. Kryeministri vuri në dukje se sa i përket ushqimit, Ministria e Bujqësisë tashmë ka bërë një plan dhe është duke zbatuar planin për rritjen e prodhimit ushqimor në vend. “Sot kam shikuar shifrat për prodhimin e grurit, misrit, elbit, dhe importi i të gjitha kulturave është ulur, pse është ulur, sepse kemi rritur prodhimin dhe kemi një plan shumë të qartë, kemi ndarë mbi 20 mijë hektarë të zonave të prodhimit të grurit përmes disa ankandeve publike ku fermerët treguan interes të madh. Pastaj kemi përcaktuar mjetet financiare për subvencionimin e plehrave artificiale, çmimi i plehrave artificiale është rritur jashtëzakonisht shumë edhe në tregjet evropiane, sepse lënda e parë bazë për prodhimin e plehrave artificiale është amoniumi, kurse amoniumi fitohet me ndihmën e gazit, dhe kjo. Rritja e çmimit të gazit bën një rritje praktike në zinxhirin e prodhimit në fund të ditës për produktet ushqimore”, tha Kovaçevski.
Kryeministri theksoi se detyrimi i shtetit është të mbrojë kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.
Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun – Sekretariati i Përgjithshëm
————————————————————————————————————— MIA  këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale

QËNDRONI TË LIDHUR