• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Me buxhetin për vitin 2024 rreth 100 milionë euro shtesë për pensionet

Kovaçevski: Me buxhetin për vitin 2024 rreth 100 milionë euro shtesë për pensionet

Shkup, 27 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se me buxhetin për vitin 2024 për pensione janë paraparë 100 milionë euro shtesë më shumë se këtë vit, me qëllim të rritjes së tyre konform metodologjisë.

Kovaçevski, së bashku me ministren e Politikës dhe Punës Sociale, Jovanka Trençevska dhe zëvendësministren e Drejtësisë, Viktoria Avramovska- Madiq, sot kanë vizituar kopshtet "Vinozhito" dhe qëndrimin ditor "EDU Praktika" në Strumicë.

Në pyetjen e gazetarëve për masat kundër krizës dhe rritjen e pensioneve, kryeministri theksoi se nuk është mënyra që para zgjedhjeve pensionistëve t'ju premtohet rritja por siç tha ai, kjo është mënyra se si gjatë krizës më të madhe janë rritur pensionet për aq përqindje. Ai ka bërë të ditur se do të ketë rritje më të madhe vitin e ardhshëm.

"Sa ju përket pensionistëve, kjo Qeveri ka treguar se si po rriten pensionet në mënyrë sistematike dhe atëherë kemi thënë se do të sjellim një zgjidhje dhe e kemi bërë, për rritje dy herë në vit të pensioneve sipas rritjes së pagës mesatare dhe sipas rritjes së shpenzimeve të jetesës. Për atë kemi pasur rritje më të madhe të pensioneve në historinë e shtetit për një vit e gjysmë, prej 24 për qind. Vetëm për krahasim, kemi 50 për qind rritje të pensionit minimal dhe 50 për qind rritje të pensionit mesatar në vend", theksoi Kovçevski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR