Kovaçevski: Me anëtarësimin në BE mund ta shfrytëzojmë potencialin tonë nacional
- Arritëm në ulje të madhe të papunësisë, në ngritjen e standardit jetësor dhe në krijim të stabilitetit, sigurisë dhe paqartësisë. Me anëtarësimin e BE-së, me ndihmën e aleatëve tanë, me ndihmën e SHBA-së mund të përmirësohemi dhe ta shfrytëzojmë potencialin tonë nacional, diturinë tonë dhe energjinë tonë, porositi sot kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në tubimin qendror të LSDM-së që u mbajt në Shkup.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:43, 21 prill, 2024
Shkup, 21 prill 2024 (MIA) - Arritëm në ulje të madhe të papunësisë, në ngritjen e standardit jetësor dhe në krijim të stabilitetit, sigurisë dhe paqartësisë. Me anëtarësimin e BE-së, me ndihmën e aleatëve tanë, me ndihmën e SHBA-së mund të përmirësohemi dhe ta shfrytëzojmë potencialin tonë nacional, diturinë tonë dhe energjinë tonë, porositi sot kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në tubimin qendror të LSDM-së që u mbajt në Shkup.
Kovaçevski në fjalimin e tij në tubim theksoi se në programin e vet garantojnë rrogë mesatare prej 1.100 euro dhe rrogë minimale prej 600 euro, si dhe pension minimal prej 20 mijë denarë, por edhe pension pesatar prej 30 mijë denarëve.
Për të rinjtë, siç tha, garantojnë nga 200 euro në muaj si mbështetje për secilin punësim të personit të ri deri 26 vjeçar, ndërkaq paralajmëroi edhe vendosje të programit për subvencione dhe çmime të volitshme të shtëpisë së vet për të rinj deri 29 vjeç. për nxënës dhe studentë shujtë pa pagesë, transport pa pagesë dhe eksurzine edukative pa pagesë.
Ai shtoi se e kanë rritur rrogën minimale për 120 për qind, mesataren për 80 për qind, ndërsa pensionet për 55 për qind. Përmendi se 100 milionë euro dhanë mbështetje për zhvillim të kompanive vendore, ndërsa me 2,6 miliardë euro masa antikrizë i mbështetën qytetarët dhe ekonominë.
Siç përmendi, janë siguruar dy herë e gjysmë investime të drejtpërdrejta të huaja në nivel vjetor dhe filloi transformimi energjetik i vendit.
Kryetari i Partisë së socialistëve evropianë (PSE), Stefan Leven, sot në tubim porositi se për socialdemokratët, mbrojtja e dmeokracisë është themelore.
Ai përmendi se nga PSE fuqishëm besojnë se Evropa mund të jetë më e fuqishme vetëm nëse Maqedonia e Veriut është pjesë e saj.
Në tubim fjalime patën edhe kandidati për president, Stevo Pendarovski, si dhe bartësit dhe bashkëbartësit e listave zgjedhore të LSDM-së dhe Koalicionit. ab/
Foto: LSDM