• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Marrëveshja me Fronteksin nënshkruar në gjuhën maqedonase, pa fusnota ose shtesa

Kovaçevski: Marrëveshja me Fronteksin nënshkruar në gjuhën maqedonase, pa fusnota ose shtesa
Shkup, 26 tetor 2022 (MIA)- Sot është një ditë e madhe për Maqedoninë e Veriut dhe popullin maqedonas. Sot e nënshkruam Marrëveshjen e Fronteksit në gjuhën maqedonase, pa fusnota ose shtesa. Ky është premtimi që e kam bërë dhe e mbajta, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për media me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. Kjo, siç tha Kovaçevski, është marrëveshja e parë zyrtare e nënshkruar mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së ku qëndron gjuha e pastër maqedonase së bashku me të gjitha gjuhët tjera në Union. "Me këtë akt tregohet destruktiviteti i të gjithë atyre që në mënyrë të paskrupullt me megafonë gënjyen se kjo nuk do të ndodhte. Ranë gënjeshtrat, ndërsa qytetarët e panë për të satën herë se kush është partner i besueshëm dhe kush shërbehet me gënjeshtra dhe manipulime. Sot qartë dhe zëshëm në deklaratat zyrtare të përfaqësuesve evropianë përdoret gjuha maqedonase e cila përfaqësohet në mënyrë të barabartë me të gjitha tjerat në BE", tha Kovaçevski. Ai i bëri thirrje opozitës në Kuvend që të bashkohet për hir të së ardhmes evropiane të vendit dhe kjo shtoi ai, “u referohet veçanërisht negociatave me BE-në, por edhe ndryshimeve kushtetuese që e presin vendin menjëherë pas përfundimit të procesit të skriningut”. qa/    

QËNDRONI TË LIDHUR