• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Marrëveshja e Ohrit ka mundësuar zhvillim të vazhdueshëm të kohezionit shoqëror

Kovaçevski: Marrëveshja e Ohrit ka mundësuar zhvillim të vazhdueshëm të kohezionit shoqëror

Shkup, 13 gusht 2023 (MIA) - Sot e shënojmë 22 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila solli paqe dhe me të cilin u mundësua zhvillimi i vazhdueshëm i kohezionit shoqëror dhe konceptit evropian të unitetit në divergjencat, shkroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

"Maqedonia e Veriut është shtet shembull për funksionalitetin, demokracinë e qëndrueshme multientike, e cila praktikon vlera evropiane. Ne jemi shoqëri që garanton të drejta të barabarta dhe detyrime për të gjitha komunitetet etnike, për të gjithë maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbër, vllehët, romët, boshnjakët dhe të gjitha komunitetet tjera, të cilët këtë vend e konsiderojnë si shtëpi të vetën. Shtëpi, të cilën do të vazhdojmë ta ndërtojmë në frymën e kujdesit dhe përkushtimit të ndërsjellë", shkroi Kovaçevski

Republika e Maqedonisë së Veriut, shkruan Kovaçevski, sot është anëtare e NATO-s, me një gjuhë dhe kulturë maqedonase të vendosur dhe të njohur ndërkombëtarisht, e cila me vendosmëri po ecën përpara me vizionin për t'u bërë sa me shpejt që te jete e mundur pjesë e familjes evropiane të kombeve, ku edhe bën pjesë. mb/

Foto: Profili i fejsbukut të Kovaçevskit

QËNDRONI TË LIDHUR