• e enjte, 18 korrik 2024

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut të vlerësohet ekskluzivisht sipas rezultatit, pa pengesa dhe kërkesa të reja politike

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut të vlerësohet ekskluzivisht sipas rezultatit, pa pengesa dhe kërkesa të reja politike

 Vjenë, 21 prill 2023 (MIA) - Do të japin gjithçka nga vetja që t'i zbatojmë të gjitha reformat dhe të gjitha hapat për të ardhmen evropiane të vendit, por  në Bashkimin Evropian na nevojitet mbështetje e fuqishme, si dhe në institucionet evropiane dhe në Parlamentin Evropian, me qëllim që të mos lejohen rrethana të reja në formën e kërkesave të reja politike. Faktorët e vetëm sipas të cilëve duhet të vlerësohet Maqedonia e Veriut janë rezultatet dhe procedurat e përfunduara për procesin e  skriningut dhe standardet.

Këtë e theksoi kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, i cili në kuadër të vizitës së tij të punës në Austri, mbajti ligjëratë në Akademinë Diplomatike në Vjenë të Austrisë, ku në konferencë foli me temën “Fillimi i negociatave për anëtarësim. me Maqedoninë e Veriut: Dinamikë e re në zgjerimin e BE-së”.

"U zotova para qytetarëve të mi, para Kuvendit të Maqedonisë dhe para të gjithë Bashkimit Evropian se ne  do t'i kryejmë detyrat e shtëpisë. Fuqishisht besojë në të ardhmen evropiane të  Maqedonisë së Veriut dhe jemi plotësisht të përkushtuar në përmbushjen e këtij qëllimi strategjik. Megjithatë, ajo detyrë shtëpie duhet të verifikohet dhe konfirmohet në mënyrë përkatëse nga Bashkimi Evropian", tha Kovaçevski. 

 Ai nënvizoi se rruga e gjatë duhet të ketë një fund të caktuar  vetëm në bazë të asaj që është arritur. Asgjë më shumë, asgjë më pak.

 

"Shumë gjenerata të Maqedonisë së Veriut u rritën në pritje të datës kur do të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, me shpresën se do të jetojnë në vendin e tyre me vlera evropiane", theksoi kryeministri Kovaçevski në ligjëratën e tij, duke shtuar se është koha për rezultate,   të mos ketë pengesa të tjera, shtesa, frenime, kërkesa politike apo kushtëzime të reja.

Kryeministri gjatë ligjeratës,   u dërgoi një mesazh edhe kolegëve socialdemokratë dhe socialistë në kuadër të rrjetit të socialistëve evropianë, me të cilët, siç tha, “ndajmë të njëjtat vlera”. ar/

 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR