• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut do të sigurojë anëtarësim në BE deri vitin 2030, me koalicion dhe Qeveri proevropiane

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut do të sigurojë anëtarësim në BE deri vitin 2030, me koalicion dhe Qeveri proevropiane

Shkup, 24 dhjetor 2023 (MIA) - Mbetem lider i frontit evropian, për të cilin bëjmë thirrje dhe nuk heq dorë nga kjo, nga kjo pozitë besoj se do të sigurojmë bazë solide, që tashmë në mandatin e ardhshëm në mënyrë të përshpejtuar t'i hapim klasterët dhe kapitujt gjatë negociatave dhe ta dërgojmë vendin në BE deri në vitin 2030, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistë për "Civil Media".  

Kovaçevski thekson se "me votën për frontin evropian, qytetarët do të dërgojnë porosi të qartë se nuk dëshirojnë prapa në pasiguri, por dëshirojnë vendi të ec përpara, nëpër rrugën e vërtetë evropiane".

Sipas Kovaçevskit, Maqedonia e Veriut do të sigurojë anëtarësim në BE, me, siç thotë, koalicionin proevropian dhe Qeverinë, kryeministri i së cilës do të jetë ai".

"President i ardhshëm i shtetit do të jetë presidenti i propozuar nga LSDM-ja dhe koalicioni. Në zgjedhjet parlamentare, megjithatë, fitues do të jetë koalicioni proevropian, të cilin e udhëheq LSDM-ja, ndërsa unë do të bëhem sërish kryeministër dhe do ta formoj qeverinë e ardhshme proevropiane. Ajo do të jetë Qeveria, e cila do t'i sigurojë anëtarësim Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo është bindja ime", tha Kovaçevski. 

Sipas tij, alternativë e planit dhe hapave evropiane "është izolimi të cilin e ofron VMRO-DPMNE-ja".

Kryeministri theksoi se pas skriningut me sukses të përfunduar, implementimi i Planit të BE-së për rritje për vendet nga rajoni, është diçka që duhet të sjell impuls të ri dhe qartë dhe në vepër ta tregojë vullnetin e BE-së për ta parë Maqedoninë e Veriut pjesë të saj sa më shpejtë.

"Ky instrument evropian për përkrahje të reformave dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor është me vlerë gjashtë miliardë euro, për periudhën 2024-2027. Përbëhet prej dy miliardë eurove grante dhe katër miliardë euro hua koncesioni. Dhe prej tyre, rreth një miliard mund t'i shfrytëzojë Republika e Maqedonisë së Veriut", thotë mes tjerash kryeministri Kovaçevski në intervistë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR