• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është një shoqëri moderne multietnike funksionale ku respektohen të gjitha të drejtat

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut është një shoqëri moderne multietnike funksionale ku respektohen të gjitha të drejtat

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut njihet ndërkombëtarisht si një shoqëri funksionale moderne multietnike ku respektohen të gjitha të drejtat. Të gjitha raportet e konfirmojnë këtë. Akuzat e shprehura në këtë Samit nga përfaqësuesi i Bullgarisë janë krejtësisht të pabaza dhe vijnë nga një vend që nuk respekton gjykimet e GJEDNJ-së  dhe standardet e Këshillit në fushën e të drejtave të njeriut. Këtë e theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në debatin e përgjithshëm “Të bashkuar për Evropën” në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavik.

"Diskursi i përdorur nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut për fat të keq është shumë i ngjashëm me diskursin e përdorur nga Federata Ruse ndaj Ukrainës. Është e papranueshme që akuza të tilla të keqpërdoren për qëllime politike, veçanërisht në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen e Evropës", theksoi Kovaçevski.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, siç theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, meritojnë të ecin përpara dhe së bashku, sepse kur fqinjët ecin përpara, edhe të tjerët ecin përpara.

"Nuk duhet të lejojmë ndikim nga palët e treta, veçanërisht jo nga Rusia, edhe në zemër të Ballkanit, që është zemra e Evropës", shtoi Kovaçevski.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut e mbështet plotësisht deklaratën e Samitit dhe të gjitha anekset dhe beson se ato ofrojnë një agjendë solide për zgjidhjen e problemeve.

"Me organizatat tona partnere, veçanërisht BE-në, duke adresuar veçanërisht shqetësimet dhe problemet që ndajmë, si kryesues i OSBE-së dhe anëtar i NATO-s, ne do të vazhdojmë të tregojmë përkushtimin tonë të vendosur për multilateralizmin dhe përkushtimin tonë veçanërisht ndaj Ukrainës, siç kemi bërë deri më tani", tha Kovaçevski.

Kryeministri tha se ata u mblodhën në Rejkjavik për të treguar unitet, solidaritet dhe përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës përballë agresionit të paprecedentë ndaj një shteti anëtar si Ukraina.

Ai theksoi se normat dhe standardet kontribuan në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë dhe sot më shumë se kurrë është e rëndësishme që Evropa të mbetet e bashkuar dhe Evropa nuk do të jetë plotësisht e bashkuar, e lirë dhe paqësore pa Ballkanin plotësisht të integruar në familjen evropiane.

Kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohje për presidencën islandeze për përpjekjet e saj të palodhura për suksesin e Samitit dhe i uroi presidencës së ardhshme letoneze të njëjtën qëndrueshmëri dhe përkushtim. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR