• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski - Makron: Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut të suksesshme dhe të integruar në BE

Kovaçevski - Makron: Franca dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut të suksesshme dhe të integruar në BE

Bratisllavë, 31 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Bratisllavë është takuar me presidentin e Francës, Emanuel Makronin, në të cilin, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar është biseduar për  procesin e zgjerimit  të BE-në dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në Union.

 Makroni e përshëndeti vendosmërinë e Qeverisë që të punojë në realizimin  e agjendës evropiane dhe potencoi se në këtë rrugë do të vazhdojë të ketë mbështetjen e fortë dhe të zëshme të Francës. Kovaçevski dhe Makroni, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, ranë dakord se tani është momenti për të bërë një hap të qartë përpara në rrugën e inkuadrimit  dhe të mundësohet integrim të suksesshëm të Maqedonisë së Veriut në BE.

 Në takim, lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Bllaisllava, mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme  Bujar Osmani.

 

Kryeministri Kovaçevski, në takim, i ka shprehur  falënderim presidentit francez për angazhimin e tij personal në procesin e zgjerimit të BE-së dhe integrimin e Maqedonisë së Veriut në Union.

Bashkëbiseduesit, gjithashtu, kanë shprehur pajtueshmëri se nuk duhet të ketë shtyrje në procesin e integrimeve evropiane, dhe prandaj edhe këtë herë nuk do të mungojë përkrahja nga Franca dhe bashkësia ndërkombëtare në fazat dhe sfidat e mëtejshme në rrugën drejt anëtarësimit në BE. 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot merr pjesë në Forumin Global të Sigurisë të Globsek 2023, i cili po mbahet në Bratisllavë. Në kuadër të agjendës, Kovaçevski sot pati një takim dypalësh me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajenin.

Forumi i Sigurisë Globsek është themeluar si platforma më e shquar në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL). Këtë vit, edicioni i 18-të i Forumit, ka për qëllim  t'i kujtojë botës se ky rajon nuk ka qenë kurrë më vendimtar në sigurimin e stabilitetit global. ar/

Foto: Qeveri


 

  

QËNDRONI TË LIDHUR