• e shtunë, 23 nëntor 2024

Kovaçevski: LSDM-ja ka vizion dhe plan të qartë se si të bëhemi anëtare e BE-së, VMRO-DPMNE-ja nuk ka

Kovaçevski: LSDM-ja ka vizion dhe plan të qartë  se si të bëhemi anëtare e BE-së,  VMRO-DPMNE-ja nuk ka

 Shkup, 18 mars 2024 (MIA) - LSDM-ja ka shumë version të qartë për Maqedoninë e Veriut si vend anëtar i BE-së, kemi shumë plan të qartë se si ta bëjmë atë. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja nuk ofron asnjë plan për përparim në integrimin evropian por përkundrazi, mund të dëgjohen deklaratat e tyre se edhe 100 vjet nuk duhet të bëhemi, ndoshta edhe asnjëherë.

Këtë e deklaroi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në intervistën për "Slloboden peçat".

"LSDM-ja është parti e cila siguroi statusin kandidat për anëtarësim në BE, e cila siguroi anëtarësimin në NATO dhe e cila siguroi fillimin e negociatave me BE-në pas 17 viteve pritje. Prandaj them, pa LSDM-në nuk ekziston Maqedonia evropiane. BE-ja për neve është alternativa e vetme nga aspekti i asaj që do të thotë progres ekonomik, sigurim të ekonomisë, do të thotë e drejt sociale, dhe do të thotë promovimin e demokracisë. Të mos harrojmë se në vitin 2016 ishim shtet i robëruar, pa media të lira dhe me administratë komplet partizane që u keqpërdor nga DPMNE-ja, partia në qeverinë e atëhershme", tha Kovaçevski.

Sipas tij, ajo që ata bënë ofron mjaft argumente që, siç theksoi, në katër vitet e ardhshme LSDM-ja me qeverinë proevropiane të cilin do ta udhëheqim do të sigurojë anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Kovaçevski vlerëson se VMRO-DPMNE-ja nuk ka plan për të ardhmen evropiane.

"Kjo nga një anë tregon se ata po e vazhdojnë politikën e Nikolla Gruevskit, ish kryetarit të tyre, duke pasur parasysh se këto ishin të njëjtat pikëpamje që po dëgjonim në atë kohë. Nëse e shihni kandidatin e tyre presidencial, këto janë përsëri të njëjtat pikëpamje dhe prandaj them se me to Maqedonia e Veriut do të kthehet sërish në një lloj dhome pritjeje, në një të kaluar të errët, në disa procese jodemokratike dhe në prapambetje të proceseve ekonomike", tha në intervistë Kovaçevski. 

 Ai theksoi se LSDM-ja ofron vizion të qartë dhe shpresë për qytetarët e Maqedonisë dhe prandaj, tha, këto zgjedhje do të jenë zgjedhje mes shpresës së LSDM-së dhe pashpresa me VMRO-DPMNE-në. 

I pyetur për planin për rritjen e pagave, kryetari i LSDM-së dhe ish kryeministri, Dimitar Kovaçevski, porositi se deri në vitin 2028, paga minimale do të jetë 600 euro, se kjo nuk do të jetë barrë për sektorin e biznesit dhe se partia e tij ka një plan se si ta bëjë këtë. 

 "Biznesi mund të mbajë pagë minimale prej 600 euro, do të ju jap shembull, sot në sektorin privat paga minimale është mbi atë që është përcaktuar me ligj dhe shumica e kompanive private pagat e tyre i kanë dimensionuar mbi nivelin e pagës minimale dhe nëse shikoni shpalljet e punës, do të shihni se pagat tashmë janë në nivel më të lartë se ato 22.500 denarë siç është paga minimale", sqaron Kovaçevski mes tjerash në intervistë.  qa

Foto: LSDM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR