• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: LSDM-ja do të formojë qeveri me vizion të qartë evropian, nuk kam pasur bisedime me opozitën shqiptare për kandidatin presidencial

Kovaçevski: LSDM-ja do të formojë qeveri me vizion të qartë evropian, nuk kam pasur bisedime me opozitën shqiptare për kandidatin presidencial

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Çdo parti politike ka të drejtë të vendosë se si do të dalë në zgjedhje. Por më 8 maj LSDM-ja do të formojë qeveri me vizion të qartë evropian që do ta çojë vendin në BE deri në vitin 2030, theksoi sonte kryeministri në dorëheqje Dimitar Kovaçevski.

Në pyetjen nëse do të pranojë duel me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Kovaçevski me përgjigje se tashmë kjo është një çështje e absolvuar. Të gjithë kandidatët, tha ai, duhet të shprehin qëndrimet e tyre.

Gjatë pjesëmarrjes në “Samo intervju" në Kanal 5, Kovaçevski shpalosi se deri tani nuk ka biseduar me opozitën shqiptare për kandidat për president të vendit, si dhe se përveç Pendarovskit, Shekerinskës dhe Spasovskit "lakohen" edhe emra të tjerë, por për këtë do të diskutohet dhe do të vendoset në parti dhe me partnerët e koalicionit.

Sipas kryeministrit në dorëheqje, Talat Xhaferi i cili do të jetë kryeministër teknik, ka përvojë të mjaftueshme për të udhëhequr vendin, për të ruajtur përcaktimin strategjik dhe të angazhohet për qytetarët siç ka bërë qeveria e deritashme.

"Nuk kam pasur bisedime me opozitën shqiptare, por mendoj se kushdo që është për Maqedoninë evropiane dhe vazhdimin e procesit eurointegrues duhet ta mbështesin kandidatin me një shenjë të tillë. Kandidati i LSDM-së do të jetë i tillë, me vizion të qartë evropian, që do të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare me fqinjët dhe me vendet e tjera i cili do të avancojë anëtarësimin tonë në NATO, që do të angazhohet për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në BE dhe që do të jetë në mbrojtje të demokracisë dhe lirisë së medias. Procedura në LSDM vazhdon, ka më shumë propozime për kandidat presidencial. Organet e partisë vendosin konform Statutit, por edhe me partnerët e koalicionit", thekson Kovaçevski.

Ai i hodhi poshtë si spekulime informacionet në opinion se ish kryeministri Zoran Zaev ka kërkuar nga ai dorëheqje. Ai tha se me Zaevin janë miq të afërt, kolegë nga fakulteti dhe se shpesh bisedojnë dhe takohen.

"Nuk është e vërtetë se Zaevi ka kërkuar dorëheqjen time. Komunikimi mes nesh është shumë i shpeshtë, por jo edhe dramatik, njihemi prej 32 vitesh, kemi studiuar bashkë, flasim për shumë tema. Ndoshta do të shkojmë për drekë javën tjetër. Të hënën në mbrëmje për shembull u dëgjuam, biseduam për çështje private, familjare. Në drekën e punës me Ahmetin kemi diskutuar se si duhet të duket procesi i integrimit evropian, të gjithë ndanë përvojën e tyre. Nuk mund të anashkalohet përvoja e Zaevit, ai ishte kryeministër, disa vite dhe kryetar komune, njeriu që përmbysi regjimin dhe që udhëhoqi procesin për anëtarësim në NATO", ka thënë Kovaçevski.

Foto: printskrin

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR