• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: LSDM-ja është e hapur për të gjithë anëtarët e saj, gjithkush mund të japë kontribut

Kovaçevski: LSDM-ja është e hapur për të gjithë anëtarët e saj, gjithkush mund të japë kontribut

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Partia është e hapur për të gjithë anëtarët e LSDM-së dhe çdokush konform përvojëes që e ka mund të kontribuojë drejt sigurimit të asaj që është realizim i qëllimeve të LSDM-së, e ai është vazhdimi i rrugës eurointegruese të shtetit, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke e komentuar praninë e ish-kryeministrit Zoran Zaev në takimin koordinues të ekipit srategjik  të partisë.

"Në tryezë kishte dy kryeministra, një i mëparshëm dhe një aktual teknik, ish-sekretarë të përgjithshëm të partisë, ish-nënkryetarë të partisë. Që nga dita e parë e mandatit tim si kryetar i partisë kam thënë se partia është e hapur për të gjithë anëtarët e LSDM-së dhe se çdokush konform  përvojës që e ka mund të kontribuojë drejt sigurimit të asaj që është realizim i qëllimeve të LSDM-së të shprehura përmes politikave që i zhvillojmë në vend, e këtu para se gjithash mendoj në një bashkësi të gjerë në vend me qëllim të vazhdimit të rugës eurointegruese të shtetit", tha Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kopshtin "13 Nëntori".

Takimin e vlerësoi se produktiv dhe konstruktiv, në të cilin janë ndarë përvoja në bazë të së cilës mund të nxirren numër i madh i konkluzioneve që do të mund të zbatohen si në punën partiake, ashtu edhe në miratimin e vendimeve të caktuara në nivel parlamentar. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR