• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: LSDM kishte plan të qartë për integrimin në BE, VMRO-DPMNE nuk ka

Kovaçevski: LSDM kishte plan të qartë për integrimin në BE, VMRO-DPMNE nuk ka

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Maqedonisë i duhet një plan për integrim evropian të cilin duhet ta prezantojë qeveria, sepse Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj, duhet ta thonë në çfarë ujërash po hyjmë ne tani. Ka ofertë nga LSDM-ja për të diskutuar në Kuvend, sipas Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores. Qeveria duhet ta prezantojë planin, tha deputeti dhe ish kryeministri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në emisionin "Dejli klik" në televizionin 21.

"Kishte deklaratë nga VMRO-DPMNE-ja para fushatës ku thonë se Marrëveshja e Prespës do të rinegociohet kur ata të jenë në pushtet. Tani shohim se nuk ka rinegocim. Pra për negociatat për kornizën thanë të njëjtën gjë, dhe se nuk është mirë. Tani ajo është bërë e mirë. Konkluzionet tani do të rinegociohen. Nuk e dimë se cili është plani sepse plani nuk është prezantuar. Tani do të presim atë plan. LSDM-ja kishte një plan të qartë për integrim evropian, tani Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj drejt BE-së dhe ata do të hapin kapituj, ndërsa Maqedonia ka mbetur në shoqërinë e Kosovës dhe BeH-së. Korniza e negociatave u diskutua në Kuvend për tre ditë. VMRO-DPMNE-ja nuk diskutoi por luajti më vuvuzela. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të kësaj, ka incizime për atë", thotë Kovaçevski.

Ai theksoi se nuk ekziston vend në Evropë po edhe në botë që është dashur të marrë vendime të tilla për të arritur qëllimet e veta strategjike, siç është dashur të bëjë Maqedonia.

"Anëtarësimi në NATO u sigurua me një vendim të vështirë me nënshkrimin e një marrëveshje me Greqinë, ndërsa në propozimin francez qëndron përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse kjo hedh poshtë tezën se bëhet fjalë për një popull në dy shtete. Siguria erdhi me NATO-n, prosperiteti ekonomik vjen me anëtarsimin në BE", tha Kovaçeski. rq/

Foto: arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR