• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: LSDM është e vetmja forcë politike që mund ta anëtarësojë Maqedoninë në BE

Kovaçevski: LSDM është e vetmja forcë politike që mund ta anëtarësojë Maqedoninë në BE

Shkup, 26 prill 2024 (MIA) - LSDM është e vetmja forcë politike që ka fuqi, njohuri, këmbëngulje dhe përkushtim për ta futur Maqedoninë në BE, tha Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Socialdemokratike, në Karvanin Evropian të LSDM-së dhe Koalicioni për Ardhmëri Evropiane që u mbajt sonte në Qendër.

Në ngjarjen e sotme Kovaçevski tha se LSDM-ja është parti e fortë dhe nuk heq dorë nga lufta.

"Historia jonë, tradita jonë dhe vendosmëria jonë për një të ardhme më të mirë të Maqedonisë janë dëshmia më e mirë se ne nuk heqim dorë kurrë", tha ai.

Ai theksoi se janë të vetëdijshëm se ka pakënaqësi dhe se e kanë marrë mesazhin nga qytetarët.

“Unë dhe miqtë e mi e kemi të qartë se partia duhet të ndryshojë, për të rikthyer besimin e qytetarëve", tha ai.

Kovaçevski foli për aktivitetet që i kanë realizuar me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve dhe theksoi se me programin e ri do të vazhdojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

"LSDM asnjëherë nuk do të heqë dorë nga përfshirja dhe ndërtimi i një shoqërie për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie. Kjo përfshirje nënkupton respekt të plotë të vlerave evropiane si solidariteti, drejtësia, ndershmëria dhe përgjegjësia dhe ato duhet të vlejnë për të gjithë, duke përfshirë edhe personin e parë në vend edhe ministrat, drejtorët, bukfalisht të gjithë", tha Kovaçevski.

Sipas tij, zgjedhjet e 8 majit do të jenë të vështira, por pret që të kenë mbështetjen në Qendër.

“Në LSDM ka unitet solid, ne jemi të bashkuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë për atë që besojmë, që është Maqedonia progresive, e avancuar dhe më e mirë", përfundoi ai.

Milena Stevanoviq, kandidate për deputete nga LSDM-ja, në këtë ngjarje foli për përvojat e saj në Klinikën Infektive në Shkup.

"Siguruam zhvillimin e mjekësisë, siguruam kushte shumë më të mira për pacientët, por edhe për mjekët dhe kushtet e tyre të punës. Kemi rritur ndjeshëm standardin e sistemit shëndetësor. Besoj se secili prej jush e ka mendimin se kjo nuk mjafton, dhe nuk mjafton, kemi ende shumë punë përpara dhe synime për të arritur”, tha ajo.

Stevanoviq u pajtua se LSDM duhet të ndryshojë dhe, siç tha ajo, të rifitojë besimin e shumicës së qytetarëve.

“Sot qëndroj përsëri para jush me një vizion të qartë dhe një synim të qartë, të jetoj në atdheun tim, shtetin tim, Republikën e Maqedonisë së Veriut, me standarde, një vend që meriton të jetë pjesë e familjes evropiane, shtoi ajo.

Stevanoviq u bëri thirrje qytetarëve, siç tha, më 8 maj të mos heqin dorë nga e ardhmja e tyre.

Bashkëbartësja e listës në NJZ1, Monika Zajkova, kryetare e LDP-së, në ngjarje theksoi se ndryshimet nuk ndodhin kurrë me narrativat nacionaliste dhe as, siç tha ajo, "me njerëzit që mbytën lirinë tonë individuale".

Ajo theksoi se janë të vetëdijshëm se kanë bërë gabime, duke shtuar se kushdo që punon do të gabojë.

"E kemi marrë mesazhin nga qytetarët, kemi motiv dhe zgjidhje konkrete për ta rregulluar", tha ajo.

Sipas Zajkovës, në këto zgjedhje është vënë seriozisht në pikëpyetje drejtimi në të cilin shteti do të vazhdojë të ecë përpara. ls/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR