• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Ky vit do të jetë më i mirë se ai paraprak, në vitin 2025 papunësi njëshifrore

Kovaçevski: Ky vit do të jetë më i mirë se ai paraprak, në vitin 2025 papunësi njëshifrore

Shkup, 11 janar 2024 (MIA) - Performansat ekonomike të shtetit janë përmirësuar. Të gjitha parametrat në Buxhet e tregojnë këtë. Ky vit do të jetë më i mirë se ai paraprak, do të vazhdojë rritja e pagave, e pensioneve dhe e numrit të të punësuarve, ndërsa viti 2025 pres të jetë viti i parë kur vendi do të ketë papunësi njlshifrore, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai pret që vendi ta mbajë vendin e destinacionit të rëndësishëm për investitorëlt e huaj, të cilët nuk do të vijnë për fuqi të lirë dhe të shumtë punëtore.

Mirë është, tha ai, që Buxheti ka komponente zhvillimore, me deficit më të vogël se investimet. Potencoi edhe se PBV është rritur në mënyrë të konsiderueshme në krahasim me atë që ishte para gjashtë viteve.

"Numri i të papunësuarve në vitin 2016 ishte 25 për qind, e tani është 12,8 për qind, paga mesatare është 650 euro, që është mjaftë më shumë se që ishte dhe paga minimale nga 8.000 denarë në mars të vitit të njëjtë, do të bëhet 23.000 tani", shtoi kryeministri, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në Klinikën për sëmundje ortopedike.

"Nëse e shihni nivelin e investimeve të drejtpërdrejta të huaja, në vitin 2016 ishin 600 milionë euro, tani janë dy miliardë. Numri i të punësuarve në shtet vitin e kaluar tejkaloi në zona, 17.000 të punësuar, vetëm për një vit kemi10.000 më shumë të punësuar, pagat  mesatare janë rritur në mënyrë të konsiderueshme. Ja këtu jemi në institucion mjekësor, ku pagat janë rritur për 40-50 për qind", tha Kovaçevski.

Përmendi se inflacioni tashmë u zvogëlua në 3,4 për qind.

"Deficitin tashmë e kemi zvogëluar deri në nivel në 3,5 - 3,6 për qind, inflacionin tashmë e kemi ulur në 3,4 për qind dhe për këtë shkak thash se viti 2023 do të jetë më i mirë se vitin 2022. Kjo ishte ashtu dhe tani them se viti 2024 do të jetë më mirë se viti 2023, pasi të gjitha parametrat e vendosura në Buxhet këtë e tregojnë. Do të vazhdojë rritja e pagave, do të vazhdojë rritja e pensioneve, do të vazhdojë të rritet numri i të punësuarve. Unë pres që viti 2025 të jetë viti i parë kur vendi do të ketë papunësi njëshifrore", tha mes tjerash, Kovaçevski. 

Lidhur me rritjen, ai potencoi se kjo shpesh varet edhe nga pozita fillestare e shteteve.

"Normalisht, ato shtete që kanë bazë më të ulët fillestare, si Kosova, kanë përqindje më të madhe të rritjes. Kosova është shteti më i ri i pavarur në Ballkan, i cili madje tani e formon ekonominë e saj me vendosjen e industrisë. Nëse e merrni rritjen e Gjermanisë si ekonomi më të madhe evropiane, ajo ka rritje më të vogël, megjithatë në substancë edhe ajo rritje e vogël është rritje absolute dhe për këtë shkak është ekonomia më e fuqishme në Evropë", tha Kovaçevski. bsh/

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR