• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Kur jemi unikë , mund të përparojmë dhe të lëmë një trashëgimi më të mirë për gjeneratat e ardhshme

Kovaçevski: Kur jemi unikë , mund të përparojmë dhe të lëmë një trashëgimi më të mirë për gjeneratat e ardhshme

Shkup, 16 prill 2023 (MIA) - Ndër shekuj ne, maqedonasit ortodoksë dhe të gjithë të tjerët të cilët jetojmë në këto hapësira kemi treguar se kur jemi unikë, mund të përparojmë, të zhvillohemi dhe të lëmë gjithmonë një trashëgimi më të mirë përgjenerat e ardhshme, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në një deklaratë për mediat pas liturgjisë së Pashkëve në Katedralen në Shkup.

Kovaçevski, në mëngjes mori pjesë në Liturgjinë e Ringjalljes në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku, tradicionalisht për Pashkët, mban liturgji kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefani 

"Ndodhemi në Katedralen e Kishës Ortodokse Maqedonase, jemi trashëgimtarë të veprës së Kirilit dhe Metodit, dhe të Shën Klimentit dhe të Shën Naumit dhe të gjithë iluministëve dhe shenjtorëve tanë, dhe do të porosisja të gjithë qytetarët tanë se duhet të jemi unikë t'i tejkalojmë dallimet që kemi mes nesh ato të cilat në të kaluarën kanë pasur  mes vete keqkuptime duhet t'i tejkalojmë të gjithë së bashku, të bëjmë hapa të rinj për një Republikë të Maqedonisë së Veriut prosperuese, të suksesshme dhe për lumturinë  për të gjithë qytetarët", tha Kovaçevski.

 

Në liturgji, së bashku me kryministrin Kovaçevski,  morën pjesë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov dhe drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, Darian Sotirovski.

Ai në emër të tij, në emër të Qeverisë, të gjithë besimtarëve ortodoksë u uroi  Pashkët. 

 Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR