• e diel, 24 nëntor 2024

Kovaçevski: KSHPK ka dorëzuar dokumentacion për drejtorin e Agjencisë së Filmit, por ai duhet të plotësohet

Kovaçevski: KSHPK ka dorëzuar dokumentacion për drejtorin e Agjencisë së Filmit, por ai duhet të plotësohet

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski konfirmoi se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka dorëzuar dokumentacion në Qeveri dhe në Ministrinë e Kulturës në lidhje me drejtorin e Agjencisë së Filmit, Bojan Llazarevski dhe të gjitha ato dokumente janë dërguar në institucionet kompetente. Por, siç tha, i njëjti duhet të plotësohet sepse tjetër është pagesë e mjeteve financiare, ndërsa tjetër është kush i ka shfrytëzuar dhe në çfarë mënyre. 

"Ajo që ishte dorëzuar nga Komisioni Antikorrupsion duhet të plotësohet, sepse tjetër gjë është pagesë e mjeteve financiare, megjithatë ka edhe një gjë, e ajo është se kush i ka shfrytëzuar mjetet financiare, në çfarë mënyre i ka shfrytëzuar mjetet financiare dhe nëse e gjithë ajo që është përfshirë duhej të kishte përfshirje më të madhe dhe nëse nuk ka pasur pse është bërë dhe për çfarë arsye", deklaroi sot Kovaçevski gjatë vizitës së tij në Shuto Orizarë, në përgigjen e pyetjeve të gazetarëve.

Kovaçevski tha se pasi që të grumbullohet i gjithë dokumentacioni, udhëheqësia në Agjenci do të trajtohet në bazë të procedurave ligjore për shkarkime dhe emërime, siç vlen për çdo institucion tjetër, pa kurrfarë ndikimi nga askush. Ai potencoi se drejtori i Agjencisë së Filmit vjen nga lëmia e filmit dhe nuk beson se është nën ndikimin e disa politikanëve. 

"Drejtori aktual, duke pasur parasysh se vjen nga lëmia e filmit, nuk besoj se është nën ndikimin e ndonjë funksionari, përfshirë këtu edhe mua, sepse ne nuk jemi pjesë e industrisë së filmit në vend, as kemi qenë dhe as do të jemi. Kam informacione të caktuara që janë të një natyre që nuk mund t'i them në mikrofon. Policia Financiare me sa di unë tashmë ka hapur procedurë atje, por për këtë ata duhet të informojë pasi procedurat para hetimore të Policisë Financiare janë sekrete. Pasi të mblidhet i gjithë dokumentacioni, udhëheqësia do të trajtohet sipas procedurave ligjore për shkarkim dhe emërim, ashtu siç vlen për çdo institucion tjetër, pa ndikim nga askush", tha Kovaçevski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR