• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski - Krishto: Së bashku po punojmë për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm në Bashkimin Evropian

Kovaçevski - Krishto: Së bashku po punojmë për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm në Bashkimin Evropian

Munih, 18 shkurt 2023 (MIA) - Integrimi i vendeve të Ballkanit në familjen e madhe evropiane është një nevojë reale e rajonit, konkluduan në takimin e sotëm në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih,  kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryesuesja  e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto. 

Në takimin, në të cilin ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, Kovaçevski dhe Krishto i konfirmuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve si dhe angazhimin  për intensifikimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme. 

Kovaçevski kolegun e tij boshnjake e uroi  që Bosnja dhe Hercegovina mori statusin e kandidatit në Bashkimin Evropian.
 

Ai në takim theksoi se e vetmja e ardhme e qëndrueshme dhe prosperuese e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. 

 
 
Ковачевски - Кришто Минхен

 "Integrimi i vendeve të Ballkanit në familjen e madhe evropiane është një nevojë reale e rajonit", përfunduan të dy bashkëbiseduesit.

Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe midis Bosnjë e Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, ato janë pa pyetje të hapura. Në periudhën e ardhshme qeveritë e të dyja vendeve  do të fokusohen në avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, veçanërisht në segmentet e shkëbimit tregtar në industrinë metalike, ushqimore dhe tekstile,  bëri të ditur  Qeveria. ar/

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR