• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Kosova dhe Serbia t'i bëjnë hapat e vërtetë për stabilitet të tërë rajonit

Kovaçevski: Kosova dhe Serbia t'i bëjnë hapat e vërtetë për stabilitet të tërë rajonit

Granadë, 5 tetor 2023 (MIA) - Këtu jemi për të krijuar, e jo për të shkatërruar. Porosisim se Kosova dhe Serbia duhet të jenë për paqe dhe duhet të bëjnë gjithçka për t'i tërhequr lëvizjet e duhura, t'i bëjnë hapat e duhur për të ardhmen e sigurt të qytetarëve të tyre, të popujve të tyre, megjithatë edhe për stabilitetin e tërë rajonit, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçesvski, dhe edhe njëherë bëri thirrje, si vend fqinj, konfliktet të zgjidhen në kuadër të marrëveshjeve tashmë të nënshkruara. 

Kovaçevski, theksoi se në kuadër të mbledhjes së Komitetit të politikës evropiane sot në Granadë, ka biseduar ndaras me presidentët e Kosovës dhe Serbisë.

"Natyrisht si shtete fqinje kam pasur biseda me zotin Edi Rama dhe me pjesën më të madhe të liderëve. Mund të them se paqja dhe stabiliteti janë thelbësore për çdo iniciativë rajonale, qëllimi i së cilës është kryesisht prosperiteti ekonomik, por edhe tejkalimi i kufizimeve dhe sfidave ndërmjet vendeve", tha Kovaçevski.

Në rajonin tonë, theksoi ai, ekzistojnë mbi 70 iniciativa rajonale, qëllimi i të cilave është pikërisht tejkalimi i kufizimeve që ekzistojnë ndërmjet shteteve dhe rritja e bashkëpunimit ndërmjet ekonomive dhe qytetarëve në të gjitha fushat.

Тука сме да создаваме, а не да растураме. Порачуваме дека Србија и Косово треба да бидат за мир и треба да направат се да ги повлечат вистинските потези, да ги направат вистинските чекори за

Sa i përket deklaratës së Osmanit se "nëse vërtetohet se Serbia është e përfshirë në ndonjë mënyrë në sulmin në veri të Kosovës, është e nevojshme të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në Ballkanin e Hapur", Kovaçevski tha se qëndrimi i Qeverisë është i pandryshuar.  

Për dhjetë ditë, tha Kovaçevski, do të jemi në Tiranë, e cila këtë vit është nikoqire dhe kryesuese e Procesit të Berlinit, dhe "paramendojeni se si do të jetë ai takim në të cilin duhet të ulen në të njëjtën tryezë vendet të cilat mes vete kanë probleme në komunikimin elementar". qa/ab/

Foto: Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR