• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Komisionet për çështje historike me Bullgarinë dhe Greqinë janë në bazë pariteti dhe punojnë pa ndikime politike

Kovaçevski: Komisionet për çështje historike me Bullgarinë dhe Greqinë janë në bazë pariteti dhe punojnë pa ndikime politike

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Komisionet për çështje historike me Bullgarinë dhe Greqinë janë në bazë pariteti, në mënyrë të plotë i kryeson shtresa shkencore dhe punojnë pa kurfarë ndikime politike, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Kovaçevski përmendi se të gjitha informatat për punën e komisioneve mund të merren drejtpërdrejtë tek ata dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ).

"Komisionet historike të cilat punojnë edhe me Greqinë edhe me Bullgarinë, e të tilla ekzistojnë edhe mes vendeve-anëtare të BE-së (Polonia dhe Gjermania), punojnë pavarësisht ndikimeve politike dhe janë tërësisht të kryesuara nga shtresa shkencore, përkatësosht nga historianët. Ato janë bërë në bazë pariteti. Në Komisionin me Bullgarinë marrin pjesë kryesisht historianë, ndërsa në Komisionin me Greqinë ka edhe diplomatë. Të gjitha informatat për punën e tyre mund të merren në komisione dhe në MPJ", tha Kovaçevski pas nënshkrimit të Marrëvehsjes për përgatitje të aktiviteteve për ndërtim të qendrave blerëse në Strumicë dhe Resnjë. ab/

Foto: МIА dhe МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR