• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Kemi qëndrim të ndryshuar të opozitës për ndryshimet kushtetuese, hapet hapësira për anëtarësim në BE (PLT)

Kovaçevski: Kemi qëndrim të ndryshuar të opozitës për ndryshimet kushtetuese, hapet hapësira për anëtarësim në BE (PLT)

Shkup, 9 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski, para takimeve të kryesisë së partisë për rezultatin e takimit të liderëve për ndryshimet kushtetuese, tha se ka ndryshim të qëndrimit të opozitës VMRO-DPMNE për këtë çështje dhe se është shumë pozitive që po hapet hapësira, më në fund qytetarët ta arrijnë qëllimin e dytë strategjik - anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në LSDM, pas seancës së Bordit Ekzekutiv, po zhvillohet seanca e Bordit Qendror për mënyrën dhe formën në të cilën do të vazhdojnë negociatat me opozitën VMRO-DPMNE, pas rrethanave të reja të skenës politike nga mbledhja e djeshme e liderëve të dy partive.

"Shpresoj që të gjithë do ta mbajnë fjalën në konferencën për shtyp dhe në njoftimet që janë bërë dhe se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane duke miratuar ndryshimet kushtetuese, përmes formimit të një qeverie që do t'i miratojë ato, pastaj do të përfundojë procesin e skriningut, do të hapë kapitujt nga grupi i parë, ajo qeveri gjithashtu mund të mbyllë një ose dy kapituj nga grupi i parë dhe më pas ajo qeveri, apo qeveri teknike, por mendoj se është më mirë ajo qeveri sepse do të ketë pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, të organizojë zgjedhjet e ardhshme vitin e ardhshëm dhe të lërë qytetarët të thonë fjalën e tyre. Megjithatë, për mendimin tim, ajo që është më pozitive është se po hapet hapësira për qytetarët që më në fund të arrijmë qëllimin e dytë strategjik që kemi, që është pas anëtarësimit në NATO dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, proces ky që tani është i hapur dhe ka mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, tha Kovaçevski, para mbledhjes së Bordit Qendror të LSDM-së..

Ai tha se është për t'u përshëndetur, siç theksoi, që ka qëndrim të ndryshuar të opozitës në raport me atë të mëparshmen, se nuk ka mënyrë si të mbështesë amendamentet kushtetuese.

“Këto takime vijnë pas takimit të liderëve në të cilin kemi ndryshuar qëndrimin e opozitës, ku qartë në konferencë për shtyp pas takimit të liderëve kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se për ato janë të pranueshme ndryshimet kushtetuese që nuk ishin të pranueshme më parë dhe votimi i amendamenteve kushtetuese me cilat pjesë të popullit bullgar do të jenë pjesë e Preambulës sonë të Kushtetutës. Është diçka që është vërtet një qëndrim i ri i VMRO-DPMNE-së në raport me atë të mëparshëm që kanë pasur se nuk ka asnjë mënyrë se si do të përkrahin amendamentet ndryshuese dhe kjo është për t'u përshëndetur", tha Kovaçevski.

Edhe unë, edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, tha ai, në konferencën për shtyp ishim të qartë se ndryshimet kushtetuese për VMRO-DPMNE-në janë të pranueshme për herë të parë - ndryshimet kushtetuese me të cilat një pjesë e popullit bullgar do të jetë pjesë e Preambulës së Kushtetutës së Maqedonisë dhe ky është fakt që u tha në konferencë për shtyp.

"Sigurisht, ne jemi duke negociuar me Brukselin, jo me Bullgarinë, kemi një kuadër negociues që është miratuar nga 27 anëtarë të BE-së, të dorëzuar nga presidenca franceze, dhe unë besoj se procesi duhet të zhvillohet brenda kornizës së negociatave, e cila siguron mbrojtjen e gjuhës maqedonase, identitetin e mbrojtur maqedonas, mbrojtjen e kulturës maqedonase, fillimin e negociatave që fillimisht filluan më 19 korrik të vitit të kaluar. Ne kemi një detyrim që duhet ta përmbushim, që është përfshirja e pjesëve të tjera të kombeve në Preambulë dhe më pas procesi vazhdon me hapjen e kapitujve. Unë jam optimist racional, besoj në arritjen e qëllimit dhe punoj për ta arritur atë qëllim", tha Kovaçevski.

Siç theksoi në intervistën televizive në vigjilje të takimeve, nuk pajtohet me konstatimin se kërkesat që i ka parashruar Mickoski në takimin e liderëve janë refuzuar. Të gjithë, thotë Kovaçevski, janë pranuar, përfshirë edhe qeverinë pa BDI-në.    

"Të gjitha propozimet që i ka pas VMRO-DPMNE-ja janë pranuar, madje edhe propozimi që e kanë pasur në lidhje me BDI-në të pranuar nga BDI-ja me komunikim të tyrin. Kështu që, të gjitha kërkesat janë plotësuar", theksoi Kovaçeski.

Në konstatimin se është e vogël diferenca në atë që BDI-ja thotë se është e gatshme të mos jetë në Qeveri, por pasi që do të votohen edhe ndryshimet kushtetuese do të hynë në fuqi, ndërsa kushti i VMRO-DPMNE-së është që të votohen ndryshimet kushtetuese, por hyrja në fuqi të anulohet deri në hyrjen e vendit në BE, kryeministri është optimist. Ai thotë se me ndryshimin e qëndrimit të partisë opozitare nuk ekziston dallimi më i madh.   

Fillimisht, doferenca më e madhe, e cila tashmë nuk ekziston, ka qenë akuza dhe retorika e VMNRO-DPMNE-së se po bëhet bullgarizim, asimilim, se po prishet identiteti dhe i të ashtuquajturës, të popullit maqedonas me futjen e pjesëve nga kombi bullgar në Preambulën e Kushtetutës sonë. Gjithë vitin nga fillimi i miratimit të propozimit francez ka qenë ajo retorikë, që pas takimit të liderëve të gjithë të binden se ky është tashmë qëndrim i ndryshuar, i cili është shprehur qartë edhe një herë në një intervistë televizive të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, me çka tashmë nuk ekziston - sipas VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që nuk ka ekzistuar asnjëherë ai rrezik", thotë kryeministri.

Paraprakisht, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit se çfarë pret nga takimet në LSDM, theksoi se Kovaçevski duhet të japë dorëheqje dhe se në LSDM ka nervozizëm sepse BDI po shkon në opozitë.

"Është e çuditshme që Kovaçevski sot mban takime për propozime që më parë i ka refuzuar, që është dëshmi e vlerësimit të tij të gabuar. Ai duhet të japë dorëheqjen për këtë dhe për të gjitha krizat në të cilat e ka zhytur Maqedoninë. Nervozizmi është në SDSM sepse BDI po shkon në opozitë dhe disa nga të arsyetmit në atë parti e dinë se VMRO-DPMNE do të udhëheqë një luftë të pakompromis kundër krimit në të gjitha rangjet. Nëse nuk kanë gabuar, nuk duhet të jenë nervozë. Presim dorëheqjen e Kovaçevskit. Por gjëja më befasuese është se patriotët e vetëshpallur në fakt tani po luftojnë që BDI të qëndrojë në pushtet, ndërsa maqedonasit të ndahen, tha Stoilkovski. ls/

Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR