• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Kemi qëndrim të ndryshuar të opozitës për ndryshimet kushtetuese, hapet hapësira për anëtarësim në BE

Kovaçevski: Kemi qëndrim të ndryshuar të opozitës për ndryshimet kushtetuese, hapet hapësira për anëtarësim në BE

Shkup, 9 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Dimitar Kovaçevski, para takimeve të kryesisë së partisë për rezultatin e takimit të liderëve për ndryshimet kushtetuese, tha se ka ndryshim të qëndrimit të opozitës VMRO-DPMNE për këtë çështje dhe se është shumë pozitive që po hapet hapësira, më në fund qytetarët ta arrijnë qëllimin e dytë strategjik - anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në LSDM, pas seancës së Bordit Ekzekutiv, po zhvillohet seanca e Bordit Qendror për mënyrën dhe formën në të cilën do të vazhdojnë negociatat me opozitën VMRO-DPMNE, pas rrethanave të reja të skenës politike nga mbledhja e djeshme e liderëve të dy partive.

"Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën e integrimeve evropiane përmes miratimit të amendamenteve kushtetuese, përmes formimit të një qeverie që do t'i miratojë ato, pastaj do të përfundojë procesin e skriningut, do të hapë kapitujt nga grupi i parë, ajo qeveri gjithashtu mund të mbyllë një ose dy kapituj nga grupi i parë dhe më pas ajo qeveri, apo qeveri teknike, por mendoj se është më mirë ajo qeveri sepse do të ketë pjesëmarrjen e të gjitha partive politike, të organizojë zgjedhjet e ardhshme vitin e ardhshëm dhe të lërë qytetarët të thonë fjalën e tyre. Megjithatë, për mendimin tim, ajo që është më pozitive është se po hapet hapësira për qytetarët që më në fund të arrijmë qëllimin e dytë strategjik që kemi, që është pas anëtarësimit në NATO dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, proces ky që tani është i hapur dhe ka mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, tha Kovaçevski, para mbledhjes së Bordit Qendror të LSDM-së.

Ai tha se është për t'u përshëndetur, siç theksoi, që ka qëndrim të ndryshuar të opozitës në raport me atë të mëparshmen, se nuk ka mënyrë si të mbështesë amendamentet kushtetuese.

“Këto takime vijnë pas takimit të liderëve në të cilin kemi ndryshuar qëndrimin e opozitës, ku qartë në konferencë për shtyp pas takimit të liderëve kryetari i VMRO-DPMNE-së tha se për ato janë të pranueshme ndryshimet kushtetuese që nuk ishin të pranueshme më parë dhe votimi i amendamenteve kushtetuese me cilat pjesë të popullit bullgar do të jenë pjesë e Preambulës sonë të Kushtetutës. Është diçka që është vërtet një qëndrim i ri i VMRO-DPMNE-së në raport me atë të mëparshëm që kanë pasur se nuk ka asnjë mënyrë se si do të përkrahin amendamentet ndryshuese dhe kjo është për t'u përshëndetur", tha Kovaçevski.

Siç theksoi në intervistën televizive në vigjilje të takimeve, nuk pajtohet me konstatimin se kërkesat që i ka parashruar Mickoski në takimin e liderëve janë refuzuar. Të gjithë, thotë Kovaçevski, janë pranuar, përfshirë edhe qeverinë pa BDI-në.    

"Të gjitha propozimet që i ka pas VMRO-DPMNE-ja janë pranuar, madje edhe propozimi që e kanë pasur në lidhje me BDI-në të pranuar nga BDI-ja me komunikim të tyrin. Kështu që, të gjitha kërkesat janë plotësuar", theksoi Kovaçeski.

Në konstatimin se është e vogël diferenca në atë që BDI-ja thotë se është e gatshme të mos jetë në Qeveri, por pasi që do të votohen edhe ndryshimet kushtetuese do të hynë në fuqi, ndërsa kushti i VMRO-DPMNE-së është që të votohen ndryshimet kushtetuese, por hyrja në fuqi të anulohet deri në hyrjen e vendit në BE, kryeministri është optimist. Ai thotë se me ndryshimin e qëndrimit të partisë opozitare nuk ekziston dallimi më i madh.   

Fillimisht, doferenca më e madhe, e cila tashmë nuk ekziston, ka qenë akuza dhe retorika e VMNRO-DPMNE-së se po bëhet bullgarizim, asimilim, se po prishet identiteti dhe i të ashtuquajturës, të popullit maqedonas me futjen e pjesëve nga kombi bullgar në Preambulën e Kushtetutës sonë. Gjithë vitin nga fillimi i miratimit të propozimit francez ka qenë ajo retorikë, që pas takimit të liderëve të gjithë të binden se ky është tashmë qëndrim i ndryshuar, i cili është shprehur qartë edhe një herë në një intervistë televizive të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, me çka tashmë nuk ekziston - sipas VMRO-DPMNE-së, ndërkohë që nuk ka ekzistuar asnjëherë ai rrezik", thotë kryeministri. ls/mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR