• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: KE-ja konstatoi harmonizim solid të legjislacionit tonë me atë evropian

Kovaçevski: KE-ja konstatoi harmonizim solid të legjislacionit tonë me atë evropian

Bruksel, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare më 19 korrik 2022 kur zyrtarisht i filluam bisedimet për anëtarësim me BE-në, u mbajtën takime sqaruese dhe dypalëshe për të gjithë 33 kapitujt e ndarë në gjashtë klasterë në kuadër të procesit të skriningut, i cili nesër përfundon me sukses dhe sipas dinamikës së paraparë, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski nga Brukseli, ku paradite e hapi skriningun dypalësh për "Kapitullin 30 - Marrëdhëniet e jashtme" nga Klasteri 6.

"Jam shumë i kënaqur që zëvendëskryeministri (Bojan) Mariçiq dhe ekipi i tij në Sekretariatin për Çështje Evropiane e kaluan të gjithë procesin me sukses dhe në kohë, edhe Komisioni Evropian ndan kënaqësinë dhe e konfirmoi këtë në raportin e tij. Konstatimi i KE-së është se ne kemi nivel solid të përputhshmërisë. Pasojnë udhërrëfyesit, të cilët janë detyrimi ynë që buron nga Korniza negociuese, të cilët janë kusht për hapjen e klasterit të parë", shtoi Kovaçevski.

Siç informoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, kryeministri potencoi se gjatë 15 muajve të kaluar në kuadër të skriningut i zgjati gati 100 ditë pune, ishin mbajtur 850 prezantime në të cilat morën pjesë afërsisht 1.000 përfaqësues nga 206 institucione nga shteti. 

Sipas tij, krahas pëfundimit të procesit të skriningut për vendin me rëndësi të madhe është edhe Plani për rritje i Ballkanit Perëndimor, të cilin e përgatiti Komisioni Evropian me kërkesë të vendeve të rajonit. 

"Plani i rritjes është pikërisht ai që prisnim – i përpunuar, funksional dhe i fokusuar në disa prioritete që e bëjnë atë të arritshëm, jo ​​thjesht një plan tjetër me synime të paarritshme. Ky Plan do t'i japë një shtysë të re, të fortë procesit të integrimit evropian. Me realizimin e tij, i cili varet edhe nga BE-ja, por mbi të gjitha nga ne, vendet e Ballkanit Perëndimor do ta rrisin vëllimin e ekonomisë së rajonit dhe të vendit përmes rritjes së bashkëpunimit ekonomik", theksoi Kovaçevski.

Ai përkujtoi se me Planin janë planifikuar dy miliardë euro në grante për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë mundësi të shfrytëzojnë edhe të paktën katër miliardë euro në hua për projekte strategjike të cilat do ta përmirësojnë jetën e qytetarëve, punën e kompanive dhe infrastrukturës në komunikacion.

"Për të mundësuar funksionalizimin e gjithë kësaj, është krijuar një strukturë për zbatimin e Planit të rritjes si në nivelin politik ashtu edhe në atë të ekspertëve. Janë formuar grupet punuese të ekspertëve dhe politikës, ndërsa hapat e parë janë bërë tashmë më 17 nëntor, kur në Shkup u mbajt një konferencë ministrore, e organizuar nga Ministria e Financave, me ministra të financave, kryenegociatorë nga vendet e rajonit, si dhe përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, në të cilën janë përcaktuar detajet për funksionimin e mëtejmë të procesit dhe afatet specifike që duhet të sigurojnë qasje sa më të shpejtë në mjete", shtoi Kovaçevski në fund të vizitës së punës në Bruksel. fc/

Fotografia: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR