• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Kartat e identitetit do të jenë të vlefshme për përdorim të brendshëm, do të shqyrtohen të gjitha opsionet për pasaportat

Kovaçevski: Kartat e identitetit do të jenë të vlefshme për përdorim të brendshëm, do të shqyrtohen të gjitha opsionet për pasaportat

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se dokumentet personale, si kartat e identitetit, që janë për përdorim të brendshëm, do të jenë të vlefshme edhe pas skadimit të afatit për zëvendësimin e tyre, ndërsa për pasaportat tha se do të shqyrtohetn të gjitha opsionet.

Për iniciativën e VMRO-DPMNE-së për dokumentet personale, Kovaçevski tha se çdo iniciativë mund të shqyrtohet dhe se Gjykata Kushtetuese do të japë mendimin e saj.

“Ne në takime të ndryshme të ndara, sepse Gjykata Kushtetuese është instanca më e lartë gjyqësore, kemi diskutuar në nivel individual për këtë, tha ai.

Kryeministri informoi se punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë lëshuar tashmë 1.200.000 pasaporta në vend, që sipas tij do të thotë se po punojnë me ritme të larta.

"Unë e di që të gjithë duan të kritikojnë më shumë, por duhet t'u themi faleminderit atyre punëtorëve që punojnë ditë e natë edhe për fotografimin e qytetarëve, edhe për përpunimin e dokumenteve dhe për lëshimin e dokumenteve, kështu që 1,2 milionë pasaporta nuk është një numër i vogël. Besoj se do të vazhdojë me një ritëm të tillë dhe do t'i shqyrtojmë të gjitha mundësitë në mënyrë që nëse është e nevojshme të bëjmë një zgjatje në pjesën e pasaportave, sepse ato u shërbejnë qytetarëve që të mund të udhëtojnë jashtë vendit, tha Kovaçevski. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR