• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Kancelari gjerman e përsëriti mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Kovaçevski: Kancelari gjerman e përsëriti mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) Kancelari gjerman, Olaf Sholc edhe këtu në samitin  Komunitetit politik evropian në Kishinjev të Moldavisë, e përsëriti mbështetjen e fuqishme të Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe hapat e ardhshëm që paraprijnë, kumtoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

"Biseduam për përshpejtimin e proceseve eurointegruese, të cialt janë të rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kjo është marrëvehsja më e mirë të cilën mund ta marrim dhe kjo mundësi historike duhet të shfrytëzohet", shkroi Kovaçevski në Fejsbuk.

Kryeministri kumtoi se ka pasur bisedë të këndshme dhe miqësore me kryetarin e Këshillit evropian, Sharl Mishel.

"I konfirmuam qëndrimet tona për procesin eurointegrues të maqedonisë së Veriut. E rëndësishme është mbështetja e fuqishme nga partnerët dhe mbështetësit tanë ndërkombëtarë, të cilët e njohin përparimin e shtetit tonë. E ardhmja jonë është në BE, alternativë tjetër nuk kemi, qytetarët tanë meritojnë të ardhme evropiane dhe standard më të mirë jetësor", shkroi Kovaçevski në Fejsbuk. ab/

Foto: Fejsbuk Dimitar Kovaçevski

QËNDRONI TË LIDHUR