• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Ka sinjale pozitive dhe dispozita pozitive për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Kovaçevski: Ka sinjale pozitive dhe dispozita pozitive për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Granadë, 5 tetor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut sipas mendimit tim, megjithatë edhe sipas vlerësimeve është vend lider  në Ballkanin Perëndimor në pjesën e inkuadrimit në BE. Edhe pse i shikoni performancat e harmonizimeve tona deri tani ne tashmë kemi mbi 45 për qind të harmonizimit të ligjvënies sonë  me ligjvënien e BE-së. Pjesa më e madhe e institucioneve tona tashmë janë harmonizuar me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të institucioneve të BE-së dhe gjithsesi se Maqedonia e Veriut është pjesë e vendeve të cilat do të përfshihen në pjesën e zgjerimit të BE-së, porositi sot në konferencën për shtyp kryeministri Dimitar Kovaçevski, nga Granada, e Spanjës, ku mbahet samiti i tretë i Komunitetit Politik Evropian (KPE).

"Ne jemi një vend që tashmë po përfundon skriningun dypalësh, ndërsa lidhur me të gjithë kapitujt tashmë raporti për klasterin e parë themelor ka përfunduar. Tashmë punojmë në përgatitjen e udhërrëfyesve në bazë të të cilave më vonë edhe zbatohet gjithë procesi i inkuadrimit së bashku me hapjen e kapitujve dhe ajo që mbetet ëhtë po edhe ne ta plotësojmë detyrimin tonë të ndërmarrë në Kornizën negociuese, të miratuar nga të gjitha 27-të vendet anëtare të BE-së, të zbatohen masat e nevojshme në Kuvendin tonë që kanë të bëjnë  me integrimin evropian gjegjësisht t'i bëjmë ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë dhe pastaj menjëherë të vazhdojmë me hapjen e klasterit të parë", tha Kovaçevski.

Ai shprehu bindjen se nëse marrim vendimet e nevojshme gjatë këtij viti, jo vetëm, siç tha, "do të hapim klasterin e parë, por do të mund të mbyllim një ose dy kapituj të klasterit të parë të Kornizës Negociuese".

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që ky samit i KPE-së të mbahet një ditë para Këshillit joformal të BE-së, ku marrin pjesë liderët e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, të cilët ishin të pranishëm sot bashkë me të gjitha vendet e tjera nga Evropa dhe në takimin që zhvillohet nesër, gjithashtu në Granada, ku liderët e BE-së do të fillojnë diskutimet për prioritetet e Unionit në vitet e ardhshme, pra do të diskutojnë për të përgatitur agjendën strategjike të BE-së për vitet në vijim.

"Pas diskutimeve tona sot, nesër do të diskutohet për zgjerimin si përcaktim strategjik i BE-së, si dhe për reformën e brendshme në drejtim të atij zgjerimi, pra një reformë që do të mundësojë funksionimin e Unionit me shtetet e reja anëtare që do të anëtarësohen në periudhën para nesh deri në vitin 2030. Prandaj, për ne si vend, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, Komuniteti politik evropian si platformë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Pas samitit në Kishinjev dhe i pari që u mbajt në Pragë, sot këtu në Granadë,  përsëri kemi mundësinë edhe ne si dhe vendet e tjera që janë pjesë e procesit të anëtarësimit, t'i bashkohemi pjesës së këtyre bisedimeve sot përmes pjesëmarrjes në tryezat e punës dhe takimet dypalëshe në margjinat e këtij samiti me kryeministrat e shteteve tjera", tha Kovaçevski.

Ai theksoi se në tryezën e rrumbullakët me temën e Tranzicionit Digjital dhe Inteligjencës Artificiale, foli për përfitimet dhe praktikat pozitive të cilat përmes digjitalizimit, mund të përfitohen nga shtetet, por mbi të gjitha nga qytetarët në drejtim të ofrimit të shërbimeve më efikase dhe më të shpejta.

Ai theksoi se Qeveria ka vullnet të fortë që përmes digjitalizimit të zhvillojë sa më shpejt mjete të ndryshme për digjitalizimin e shërbimeve publike, sepse sa më shpejt të zbatohen, aq më shpejt qytetarët tanë, kompanitë do t'i ndjejnë përfitimet nga kjo.

Ai theksoi se me takimet dypalëshe me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar dhe kryeministrin e Holandës, Mark Rute dhe kryeministrin e Spanjës, Pedro Sançez, është biseduar për dinamikën e procesit të skriningut që ka Maqedonia e Veriut me BE-në e cila po shkon mirë.

Si mesazhe kyçe nga takimet e sotme i theksoi se Evropa ka arritur të tregojë se vetëm me punë të përbashkët mund të realizohen vizioni i paqes, stabilitetit, unitetit dhe prosperitetit të kontinentit evropian pa dallim nëse vendet janë anëtare  të BE-së ose janë vende kandidate për anëtarësim në BE të cilat së shpejti do të bëhen vende anëtare.

Kovaçevski tha se atje do të bisedohet për reformat e brendshme të cilat BE-ja duhet t'i bëjë me të cilat do të jetë në mundësi të absorbojë vende të reja anëtare në BE, sepse nuk është njejtë nëse BE-ja punon me 27-të vende anëtare në krahasim me atë që do ta bënte nëse ka 32 ose 33 vende anëtare, në pjesën e funksionimit të saj. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR