• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Ka pasur raport të auditimit për punën e MEPSO-s, nëse është bërë diçka kundër ligjit, duhet të bartet përgjegjësia

Kovaçevski: Ka pasur raport të auditimit për punën e MEPSO-s, nëse është bërë diçka kundër ligjit, duhet të bartet përgjegjësia

Shkup, 19 prill 2023 (MIA) - Për punën e MEPSO-s ka pasur raport të auditimit, por Qeveria nuk mund të ndërhyjë në punën e sistemit shtetëror transmetues të energjisë elektrike në nivel të menaxhimit të përditshëm. Unë nuk jam prokuror apo gjykatës, por nëse është bërë diçka në kundërshtim me ligjin, sigurisht që do të ketë përgjegjësi, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në përgjigje të pyetjes së një gazetari.

Ai ka theksuar se ka pasur një raport të auditimit për punën e MEPSO-s. Aty, siç shtoi ai, tashmë ka një drejtor të ri të përgjithshëm dhe anëtarë të rinj të Bordit Drejtues.

MEPSO është e pavarur në menaxhimin e saj, pasi ka organe menaxhuese. Është në përputhje me rregulloret evropiane dhe në përputhje me rregullat e komunitetit evropian të energjisë. Qeveria nuk mund të ndërhyjë në funksionimin e sistemit shtetëror të transmetimit të energjisë elektrike në nivelin e menaxhimit të përditshëm. Prandaj, në këtë vend ka autoritete që shqyrtojnë nëse dikush është duke punuar si duhet, duhet të kontrollohet trajtimi i kontabilitetit, nëse bëhet fjalë për fshirje apo rezervime të dëmeve të papaguara dhe së treti, është në dorën e Bordit Menaxhues të MEPSO-s për të përcaktuar se sa garanci do të kërkojë në seksionin e sigurimit të energjisë së bilancit ose çfarëdo lloji të energjisë që ata përdorin. Ishte një periudhë e vështirë kur u krijuan ato borxhe", shtoi Kovaçevski.

 

Siç tha, në atë periudhë ka pasur mungesë të energjisë elektrike si në vend ashtu edhe në kontinentin evropian. "Ka pasur një rritje enorme të çmimeve që kompanitë e kanë menaxhuar me vështirësi, ndërsa menaxhmentit të MEPSO-s i është lënë të mbledhë ato mjete dhe të zbatojë procedurat që do të sigurojnë mbrojtjen e interesave të kompanisë dhe shtetit, pasi që janë ndërmarrje shtetërore.

Kryeministri theksoi se nëse është bërë diçka kundër ligjit, duhet të bartet përgjegjësia

"Nëse është bërë diçka kundër ligjit, natyrshëm duhet të mbajë përgjegjësi. Por unë nuk jam prokuror apo gjykatës, kanë kaluar kohët kur një politikan ishte edhe president, prokuror dhe gjyqtar. I lë në dorë organeve të drejtësisë të përcaktojnë nëse ka pasur ndonjë veprim në kundërshtim me ligjin", shtoi Kovaçevski. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR