• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Ka dy blloqe politike - pro BE-së e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kundër BE-së e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja

Kovaçevski: Ka dy blloqe politike - pro BE-së e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kundër BE-së e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Pa LSDM-në nuk ka proces të integrimit evropian të vendit. Në vendin tonë ka dy blloqe politike, njëri që mbron integrimin në BE deri në vitin 2030 e udhëhequr nga LSDM dhe i dyti i udhëhequr nga VMRO-DPMNE që angazhohet për ndonjë zgjidhje alternative për të cilën nuk ekziston as plan e as shpjegim, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Kjo, siç tha ai në intervistën për Televizionin Alsat- M, do të jenë zgjedhje ku LSDM-ja dhe koalicioni që mbrojnë vlerat evropiane do të ofrojnë shpresë për qytetarët, ndërsa në anën tjetër do të ketë dëshpërim.

"Ajo që këto parti politike nga koalicioni, si dhe partitë tjera politike që janë pjesë e Qeverisë që e drejtova unë i bashkon ideja e një Maqedonie evropiane. Nëse i shikoni vendimet më të mëdha lidhur me eurointegrimet, integrimin në NATO, fillimin dhe përfundimin e procesit të skriningut, janë marrë gjatë mandatit të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja. Pse e them LSDM-ja? Sepse pa LSDM-në nuk do të ekzistonte asnjë proces për integrim evropian në vendin tonë", ka thënë Kovaçevski.

Nisur nga ky fakt, shtoi ai, muajt e fundit është diskutuar për një ide se si do të dukej një koalicion në të cilin do të merrnin pjesë të gjitha partitë politike që kanë vizion të qartë dhe qëllim të qartë strategjik për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030.

"Dinamika politike në Maqedoni kërkonte që secili të prezantojnë programet para elektoratit i cili është elektorat tradicional i partive politike. Megjithatë, besoj thellë se në vendin tonë në fund të fundit kur do të dalin programet politike do të ketë dy blloqe. Njëri do të angazhohet për integrim në BE deri në vitin 2030 dhe blloku i dytë i partive politike të udhëhequra nga VMRO-DPMNE që do të angazhohet për ndonjë skenar alternativ për të cilin nuk ka as plan e as shpjegim dhe kjo tashmë është e qartë për të gjithë ne dhe për qytetarët tanë", ka thënë Kovaçevski.

Ai theksoi se qytetarët mund të shohin se si duket vendi duke përparuar në integrimet në NATO dhe BE me LSDM-në dhe se si dukej në antikuizimin dhe se siç tha ai, mund ta thotë edhe BDI sepse kanë qenë pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE-në dhe ishin pjesë e qeverisë së LSDM-së.

Foto: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR