• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Kërcënime dhe bllokada na kthejnë prapa në të kaluarën, askush nuk guxon të luajë me ardhmërinë e shtetit

Kovaçevski: Kërcënime dhe bllokada na kthejnë prapa në të kaluarën, askush nuk guxon të luajë me ardhmërinë e shtetit

Sveti Nikollë, 22 prill 2024 (MIA) - Kur të dëgjoj zëra kërcënuese, kjo menjëherë më përkujton në atë që ka ndodhur para njëzet e diçka viteve në malet rreth nesh, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte në Sveti Nikollë në tubimin e Koalicionit për ardhmëri evropiane.

"Shoh se tashmë po rriten tensionet për zgjedhjet. Dhe ka arsye për këtë. Këto zgjedhje janë kyçe për ardhmërinë tonë. Këto zgjedhje janë votë PËR ose KUNDËR ardhmërisë sonë evropiane! Këto zgjedhje nuk janë për biskuita dhe gurabi. Kjo për mua aspak nuk është qesharake! Pasi, kur të dëgjoj zëra kërcënuese, kjo menjëherë më përkujton në atë që ka ndodhur para njëzet e diçka viteve në malet rreth nesh. Dëshiroj ta porositi komunitetin shqiptar. Ky është edhe vendi i juaj, askush nuk mund t'ua marrë të drejtat. Ato janë në Kushtetutë. Por ju keni edhe përgjegjësi. Dhe nëse shpresoni se ndonjë pakënaqësi do të shndërrohet në dhunë, gënjeheni. Në fillim qytetarët nuk do ta lejojnë këtë, askush i mençur nuk do ta lejoj këtë", tha Kovaçevski.

Ai dërgoi porosi edhe deri te lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

"Kujdes me rrugën të cilën e keni kapur, pasi ajo ka pasoja. Çdo bllokadë e rrugës evropiane nuk është vetëm stagnim, kjo është kthim prapa. Prapa në vitin 2001 ose kush e di ku. Uniteti i jonë kombëtar ende është i brishtë. Nuk mund t'i lejojmë vetes që cilido të luajë me të", tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte në Sveti Nikollë. bsh/

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR