• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski - Ju: Banka Botërore e miratoi Kornizën e re të partneritetit prej 695 milionë dollarësh, konfirmohen politikat e sakta të qeverisë

Kovaçevski - Ju: Banka Botërore e miratoi Kornizën e re të partneritetit prej 695 milionë dollarësh, konfirmohen politikat e sakta të qeverisë

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Financave Fatmir Besimit sot realizuan takim me drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Shiaoçin Ju dhe drejtorin e Zyrës së Bankës Popullore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës, Masimilijanë Paoluçi.

Në takimin, siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë është biseduar për Kornizën e re të partneritetit me Bankën Botërore me të cilën Republika e Maqedonisë së veriut në katër vitet e ardhshme do të ketë në dispozicion 695 milionë dollarë amerikan, të cilat janë ndarë dhe miratuar dje nga Bordi i drejtorëve ekzekutiv të këtij institucioni financiar ndërkombëtare.
 
Në takim janë përcjell përshtypjet e Bordit të drejtorëve ekzekutiv, të cilët i përshëndetën arritjet dhe politikat korrekte të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe makromenaxhimi më i gjerë.

"Korniza e re e Partneritetit është vazhdimësi e partneritetit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të ngushtë me këtë institucion ndërkombëtar që zgjat 30 vite. Është rezultat i angazhimit tonë dhe i politikave që ndërmarrim për prosporitetin e shoqërisë, zhvillimin e proceseve dhe zhvillimin e ekonomisë. Korniza e re e Partneritetit përmban prioritete që janë hartuar së bashku me Bankën Botërore në disa fusha dhe synon përmirësimin e disponueshmërisë dhe cilësisë së shërbimeve publike, përmirësimin e mjedisit për hapjen e vendeve të reja të punës me vlerë më të mirë në sektorin privat, si dhe forcimi i rezistencës së ndryshimeve klimatike dhe zvogëlimin e emetimeve të karbonit", theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin me përfaqësues të Bankës botërore.

 Kryeministri Kovaçeski theksoi se deri më tani përmes këtij partneriteti janë përkrahur projekte në vlerë prej 404 milionë dollarësh dhe se me Kornizën e re kjo mbështetje rritet në 1,1 miliardë dollarë amerikanë.

Në kuadër të partneritetit të ri për realizimin e tre qëllimeve, siç theksohet në kumtesën, janë dizajnuar projekte në disa fusha si transporti, infrastruktura komunale, bujqësia, digjitalizimi, energjetika, shëndetësia, arsimi, shërbimet sociale.

 

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, në takim theksoi se Korniza e Partneritetit siguron vazhdimësi në zbatimin e reformave të iniciuara për përparimin e kapitalit njerëzor dhe parasheh shuma të konsiderueshme për financimin e reformave në fushën sociale, arsimore dhe shëndetësore, të cilat çojnë deri në prosperitetin e shoqërisë dhe rritjen e përshpejtuar ekonomike.

Në kumtesë është theksuar se Korniza fokusohet edhe në përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe infrastrukturës, konkurrencën dhe modernizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe tranzicionin energjetik.

Në takim është theksuar se tashmë janë miratuar edhe kreditë e para në kuadër të parneritetit të ri, përkatësisht janë miratuar 27,5 milionë euro për financimin e Projektit të dytë për përmirësimin e shërbimeve sociale me të cilin zgjerohet qasja dhe përmirësohet cilësia e shërbimeve sociale, duke përfshirë shërbimet parashkollore për grupet e rrezikuara. 

"Është miratuar edhe një kredi prej 31 milionë euro për financim shtesë për Projektin për përmirësimin dhe zhvillimin e rrugëve, e synuar për përmirësimin e lidhjes së transportit përgjatë Korridorit 8 ndërmjet Shkupit dhe Deve Bair", shtohet në kumtesën.

Qeveria rikujton se në muajin dhjetor, Banka Botërore, si partneri ynë i rëndësishëm dhe strategjik, miratoi gjithashtu një kredi për mbështetje buxhetore prej 100 milionë dollarësh për futjen e politikave rreth tre shtyllave, përkatësisht mbështetjes së tranzicionit klimatik në sektorin energjetik dhe financiar, forcimin e qëndrueshmërisë së financave publike dhe mbrojtje e stabilitetit financiar."Korniza e partneritetit si konfirmim i politikave tona vjen pas konfirmimit të marrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ecurinë korrekte dhe qëndrueshmërinë e politikave gjatë rishikimit të parë në kuadër të Programit për përkujdesje dhe likuiditet", theksohet në kumtesën. ls/ 

Foto: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut 

 

QËNDRONI TË LIDHUR