• e enjte, 18 korrik 2024

Kovaçevski: Hapim kapitull të ri, tani është loha të jemi të bashkzar për një nesër më të mirë

Kovaçevski: Hapim kapitull të ri, tani është loha të jemi të bashkzar për një nesër më të mirë
Shkup, 20 korrik 2022 (MIA) – Një kapitull u mbyll dhe po hapim një të ri. Prandaj, tani është koha kur duhet të qëndrojmë së bashku, të unifikuar, plot optimizëm dhe besim për një të nesërme më të mirë, në mënyrë që t'i bashkojmë forcat dhe bashkërisht t'i përkushtohemi zhvillimit të një shteti evropian të fortë, të suksesshëm dhe të begatë, ka shkruar kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte në Fejsbuk. Tani, theksoi ai, është koha për guxim, përkushtim dhe pamje të qartë drejt të ardhmes, në mënyrë që siç thotë ai, ta realizojmë shpejt dhe me vendosmëri ëndrrën e brezit tonë, si dhe ëndrrën e ilindenasve dhe luftëtarëve të LNÇ-së. “Të bashkohemi dhe të qëndrojmë së bashku, sepse vetëm bashkë jemi më të fortë”, shkroi Kovaçevski në Fejsbuk. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR