• e diel, 24 nëntor 2024

Kovaçevski: Grup punues punon në përgatitjen e propozimit për pagat e funksionarëve të emëruar dhe të zgjedhur

Kovaçevski: Grup punues punon në përgatitjen e propozimit për pagat e funksionarëve të emëruar dhe të zgjedhur

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se grupi punues punon në përgatitjen e propozimit për rritjen e pagave për funksionarët e emëruar dhe të zgjedhur.

"Lidhur me pagat e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, kryetarëve të komunave, gjykatësve, deputetëve, prokurorëve, drejtorëve, 21 ministrave...Lidhur me këtë, ka grup pune, i cili punon me propozim, që duhet të dorëzohet deri te Kuvendi dhe Kuvendi ta thotë fjalën e tij të fundit", tha Kovaçevski në prezantimin e investimit të parë të huaj në vitin 2024 në ZZHTI.

Në pyetjen e gazetarëve se grupi i punës punon një vit dhe pse pritet aq shumë për ligj, Kovaçevski u përgjigj se këtë duhet ta thotë grupi i punës.

"I pyes, thonë se punojnë", tha ai.

Kovaçevski potencoi se atij nuk i takon rritja prej 400 eurove, të cilën funksionarët e emëruar dhe të zgjedhur do ta marrin nga ky muaj, pasi, siç tha, nga 28 janari do të hyjë në fuqi qeveria teknike.

"Mua nuk më takon rritje, pasi më 28 janar do të ketë seancë të Kuvendit, ku do të fillojë me funksion qeveria teknike me kryeministër teknik", tha ai. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR