• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Gratë do të jenë së paku 50 për qind të përfaqësuara në listat e deputetëve, ne edhe tani kemi më shumë deputete gra se sa burra

Kovaçevski: Gratë do të jenë së paku 50 për qind të përfaqësuara në listat e deputetëve, ne edhe tani kemi më shumë deputete gra se sa burra

Shkup, 8 mars 2024 (MIA) - Në Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë tashmë ka përfunduar procedura e propozimit të kandidatëve për deputetë. Aktualisht po bisedohet me partnerët e koalicionit për shpërndarjen e mandateve parlamentare dhe përzgjedhja e kandidatëve po bëhet brenda partisë. Kështu deklaroi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, pas përfundimit të tribunës "E zëshme dhe e guximshme - Ti vazhdon luftën" në Muzeun e Artit Bashkëkohor.

Në lidhje me atë nëse në listat e kandidatëve për deputetë do të ketë rritje të numrit të femrave, Kovaçevski thotë se në këtë përbërje parlamentare të LSDM-së ka më shumë deputete gra se sa burra.

"Ne edhe tani kemi më shumë gra deputete në Kuvend në grupin parlamentar se sa burra. Pra, minimumi 50 për qind sigurisht që do të jetë i përfaqësuar në listat parlamentare, mund të jetë më shumë se 50 për qind, por sigurisht që nuk do të jetë më pak", tha Kovaçevski.

Ai tregoi se në dy javët e ardhshme, brenda afateve ligjore, do të plotësojnë listat e deputetëve që do t'i paraqiten Kongresit nga Këshilli  Ekzekutiv dhe ai Qendror.

Nga organizimet komunale të propozuara janë rreth 1000 kandidatë", thotë Kovaçevski, nga të cilat 700 kanë dorëzuar kandidaturat e tyre me qëllim të dokumentacionit të nevojshëm.

"Tashmë kemi një vendim për caktimin e dy kongreseve, njëri tashmë është mbajtur për të nominuar kandidatin për president, zotëri Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski edhe një herë mori mbështetjen e LSDM-së dhe sipas vendimit të KQ-së dhe librit të afateve dhe rregulloreve, data dhe vendi i saktë i mbajtjes së Kongresit, ashtu si ai i mëparshmi, do të caktohen nga sekretari i cili është përgjegjës në koordinim me udhëheqësinë dhe  KE pas përfundimit të të gjithë punës procedurale, në lidhje me kandidimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve", tha Kovaçevski. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR