• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Gjithçka që është jashtë kornizës negociuese, të diskutohet në suaza të diskursit më të gjerë politik

Kovaçevski: Gjithçka që është jashtë kornizës negociuese, të diskutohet në suaza të diskursit më të gjerë politik

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se ndryshimet kushtetuese janë për shkak të përmbushjes së kushtit në Kornizën negociuese, dhe se gjithçka tjetër jashtë kornizës duhet të diskutohet në suaza të një diskursi më të gjerë politik.

Kovaçevski u përgjigj në pyetje të gazetarëve lidhur me mbështetjen nga deputetët nga blloku opozitar shqiptar dhe me kërkesën e tyre për heqje të 20% në Kushtetutë, si dhe me miratimin e ligjit për luftë kundër korrupsionit.

"Dhe prandaj ndryshimet kushtetuese të propozuara dhe miratuara në Komisionin për çështje kushtetuese me shumicë votash dhe me rend dite të konfiruar në sesionin plenar parlamentar janë prë shkak të përmbushjes sl kushtit në kornizën negociuese. Gjithçka tjetër jashtë kornizës negociuese gjithsesi se paraqet diskutim në kuadër të një diskursi më të gjerë politik duke pasur parasysh atë se bëhet fjalë për çështje të cilat disa janë rregulluar edhe me Marrëveshjen kornizë të Ohrit dhe për çka gjithsesi do të duhet të ketë përfshirje më të madhe të të gjitha partive politike, megjithatë nuk janë të lidhura me kornizën negociuese. Por, çdo çështje e parashtruar nga partitë politike të cialt i përfaqësojnë qytetarët për nga definicioni i tyre, çdoherë është legjitime", tha Kovaçevski.

Lidhur me deputetët, tha se ata nuk  mund të kërkohen përmes ndërmjetësve, por ata janë anëtarë të Parlamentit të zgjehdur nga qytetarët dhe i prezantojnë qytetarët.

"Ju e dini se kjo temë ishte pjesë e punës së grupit punues për ndryshime kushtetuese, i formuar në kuadër të Minsitrisë së Drejtësisë e cila i përpunoi ndryshimet kushtetuese në pajtim me obligimin që e kemi nga korniza negociuese. Edhe këto ndryshime kushtetuese sillen për shkak të përmbushjes së pjesës sonë të kornizës negociuese duke pasur parasysh se në kornizën kushtetuese ka dispozita të cilat BE-ja duhet t'i përmbushë dhe të cilat i përmbushën. U mbajt konferenca e parë ndërqeveritare, gjuha maqedonase tashmë është pjesë e gjuhëve në BE, u nënshkrua Marrëvehsja FRONTEKS,. tashmë është caktuar konferenca e dytë ndërqeveritare etj., dhe ajo që na përket ne ta bëjmë në Parlament, tha, mes tjerash, Kovaçevski gjatë vizitës në kompaninë "Viva". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR