• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kovaçevski: Gjatë mandatit të kaluar, qëllimi kryesor ka qenë ta mbrojmë dhe përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ta përkrahim ekonominë e vendit

Kovaçevski: Gjatë mandatit të kaluar, qëllimi kryesor ka qenë ta mbrojmë dhe përmirësojmë standardin e qytetarëve dhe ta përkrahim ekonominë e vendit

Veles, 22 prill 2024 (MIA) - Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte nga tubimi në Veles porositi se gjatë mandatit të kaluar, qëllimi i tyre kryesor ka qenë ta mbrojnë dhe përmirësojnë standardin e qytetarëve dhe ta përkrahin ekonominë e vendit.

"Kemi siguruar 2,6 miliardë euro të rregullta për masa antikrizë në nëntë paketa për qytetarët. Pagën mininale e kemi rritur për 120 për qind, atë mesatare për 80 për qind, pensionet u rritën për 55 për qind. Kemi siguruar 100 milionë euro përkrahje për kompanitë e vendit për zhvillim dhe për punësime të reja. E kemi përgjysmuar papunësinë prej 25 në 12 për qind. Tërë këtë e bëjmë në kushte të tre krizave më të mëdha botërore pas Luftës së Dytë botërore", tha Kovaçevski.

Ai theksoi se më nuk do të tolerojë njerëz, për të cilët politika është mundësia e vetme për keqpërdorim dhe manipulime. Njëheri, paralajmëroi se në qeverinë e re do të ketë vend vetëm për parti politike dhe personalitete, të cilët janë të udhëhequr nga parimet e mençurisë, përkushtimit, vullnetit të mirë, punës dhe modestisë.

Kovaçevski tha se këto zgjedhje janë kyçe për ardhmërinë tonë dhe janë votë PËR ose KUNDËR ardhmërisë sonë evropiane.

Ai tha se kur të dëgjon zëra kërcënuese, kjo menjëherë e përkujton në atë që ka ndodhur para njëzet e diçka viteve në malet rreth nesh. Dhe për këtë shkak i dërgoi porosi komunitetit shqiptar.

"Ky është edhe vendi i juaj, askush nuk mund t'ua marrë të drejtat. Ato janë në Kushtetutë. Por ju keni edhe përgjegjësi. Dhe nëse shpresoni se ndonjë pakënaqësi do të shndërrohet në dhunë, gënjeheni. Në fillim qytetarët nuk do ta lejojnë këtë, askush i mençur nuk do ta lejoj këtë", tha Kovaçevski.

Ai dërgoi porosi edhe deri te lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

"Kujdes me rrugën të cilën e keni kapur, pasi ajo ka pasoja. Çdo bllokadë e rrugës evropiane nuk është vetëm stagnim, kjo është kthim prapa. Prapa në vitin 2001 ose kush e di ku. Uniteti i jonë kombëtar ende është i brishtë. Nuk mund t'i lejojmë vetes që cilido të luajë me të", tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në tubimin në Veles. bsh/

Foto/video: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR