• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski - Gir: Në kushte të trazirave gjeopolitike, me rëndësi vendimtare është anëtarësimi i plotfuqishëm i Maqedonisë së Veriut në BE

Kovaçevski - Gir: Në kushte të trazirave gjeopolitike, me rëndësi vendimtare është anëtarësimi i plotfuqishëm i Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pati takim kokë më kokë me euroambasadorin Dejvid Gir.

Siç kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë, në takim është potencuar rëndësia nga progresi i integrimeve evropiane dhe është vlerësuar se procesi i skriningut realizohet sipas dinamikës së paraparë dhe kalendarit i cili është përcaktuar bashkërisht mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. 

Bashkërisht është konstatuar se në kushte të trazirave gjeopolitike, me rëndësi të madhe është anëtarësimi i plotfuqishëm i vendit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Kovaçevski ka theksuar se vazhdimi i rrugës evropiane është mundësi historike e cila duhet të shfrytëzohet tani dhe se anëtarësimi i plotfuqishëm në BE deri në vitin 2030 është qëllim ambicioz por i arritshëm për çka e ka mbështetjen edhe të partnerëve strategjikë. 

Euroambasadori Gir, siç thonë nga Qeveria, e ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për procesin e integrimeve evropiane në shtet. fc/

Fotografia: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR