• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski: Fon der Lajen është mike e sinqertë e Maqedonisë së Veriut, personalisht angazhohet dhe i jep mbështetje vendit tonë në rrugën evropiane

Kovaçevski: Fon der Lajen është mike e sinqertë e Maqedonisë së Veriut, personalisht angazhohet dhe i jep mbështetje vendit tonë në rrugën evropiane

Shkup, 17 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen është mike e sinqertë e Maqedonisë së Veriut, e cila personalisht është angazhuar dhe i jep mbështetje vendit tonë në rrugën evropiane, publikoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

"Në takimin, këtu në Rekjavik, sinqerisht iu falënderova që beson në vendosmërinë tonë për t'i përforcuar proceset reformuese për jetë më të mirë dhe më cilësore të qytetarëve tanë dhe më shpejtë ta fitojmë statusin e anëtares së plotfuqishme në Bashkimin Evropian", shkroi Kovaçevski në FB.

Foto: Fejsbuk Dimitar Kovaçevski

QËNDRONI TË LIDHUR