• e enjte, 26 dhjetor 2024

Kovaçevski e vizitoi ndërtesën sociale në Gjevgjeli

Kovaçevski e vizitoi ndërtesën sociale në Gjevgjeli
Gjevgjeli, 11 nëntor 2022 (MIA) – Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, sot së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, e vizitoi ndërtesën sociale në Gjevgjeli, ku do të kujdesen kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.
Në këtë ndërtesë, siç informojnë nga Qeveria, do të akomodohen mbi dyqind qytetarë të cilëve nuk u është zgjidhur çështja banesore.
“Për zhvillimin e shoqërisë, Qeveria angazhohet të garantojë siguri sociale për qytetarët, sepse në katër vitet e fundit janë ndërtuar ose janë në fazën e ndërtimit gjithsej 853 banesa sociale", thonë nga Qeveria.
Në këtë ndërtesë ka 52 banesa nga të cilat katër banesa janë në përdhesë për personat të cilët jetojnë me invaliditet trupor. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR