• e premte, 27 dhjetor 2024

Kovaçevski e uroi 11 Tetorin: Si edhe luftëtarët maqedonas për liri të qëndrojmë të fuqishëm dhe të bashkuar në rrugën evropiane

Kovaçevski e uroi 11 Tetorin: Si edhe luftëtarët maqedonas për liri të qëndrojmë të fuqishëm dhe të bashkuar në rrugën evropiane

Shkup, 11 tetor 2023 (MIA) -Kryeministri Dimitar Kovaçevski dërgoi porosit urimi me rastin e festës shtetërore 11 Tetori - Dita e Kryengritjes Popullore, duke thënë "ashtu si luftëtarët e lirisë maqedonase, të qëndrojmë të vendosur dhe të bashkuar në rrugën evropiane përpara dhe të krijojmë një të ardhme për gjeneratat e ardhshme".

Falë suksesit në LÇP-së, thekson kryeministri, ekziston Republika e Maqedonisë së Veriut e sotme, moderne dhe e pavarur, demokratike, euroatlantike. Prandaj 11 tetori i vitit 1941, kur filloi kryengritja antifashiste e popullit çlirimtar maqedonas, ishte, është dhe do të jetë gjithmonë në faqet e ndritshme të historisë maqedonase.

"Luftëtarët maqedonas, me mosbindjen e tyre që nga viti 1903 dhe me suksesin e tyre në Luftën Nacionale-çlirimtare të vitit 1944, i hapën rrugën lirisë dhe shtetësisë, por edhe përparimit maqedonas. Ashtu si partizanët, afër njëri tjetrit dhe me njëri tjetrin, le të qëndrojmë të fuqishëm dhe të bashkuar në rrugën përpara. Le ta sjellim vendin në BE dhe të sjellim standardet evropiane në vendlindjen. T'i përgjigjemi amanetit dhe detyrës sonë të shenjtë - sot të krijojmë të ardhme për gjeneratat e ardhshme!”, tha Kryeministri Kovaçevski për rastin e festës së sotme shtetërore", porositi kryeministri Kovaçevski për nder të festës së sotme shtetërore. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR